Ministri gjerman i Punëve të brendshme Thomas Maizier ka deklaruar të premten se është për një ndalim të pjesshëm të burkës, duke theksuar se mbulimi i tërësishëm i fytyrës nuk i takon Gjermanisë.
Ne jemi dakord ta ndalojmë burkën (nikabin), jemi dakord për një ligj që detyron tregimin e fytyrës në vendet ku kjo është e patjetërsueshme – në vende publike, zyra, shkolla, universitet dhe në gjykata. Kjo është e nevojshme për bashkekzistencën e shoqërisë sonë”, njofton AFP.
De Maiziere i tha televizionit shtetërorë se mbulimi i tërësishëm i fytyrës “nuk i takon vendit tonë kozmopolit”.
“Ne duam të tregojmë fytyrat tona ndaj njëri tjetrit dhe kjo është arsyeja pse pajtohemi ta ndalojmë burkën me ligj.
Ministri gjithashtu deklaroi se ndalimi i burkës në rrethana të caktuara do ta marr miratimin e parlamentit.
(Islampress)