Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar për televizionin japonez NHK se gjatë vizitës së tij në Hiroshima nuk do të kërkojë falje për bombën bërthamore.
Në pyetjen se nëse planifikon që të kërkojë falje për bombën bërthamore të cilën SHBA e hodhi në fund të Luftës së Dytë Botërore, Obama ka thënë: Jo, për shkak se mendoj se është e rëndësishme që të kuptohet se liderët gjatë luftës marrin çdo lloj vendimesh”, transmeton Koha.net.
“Detyra e historianit është të shtrojë pyetje dhe t’i hulumtojë ato, por unë, si njeri që ushtroi këtë funksion tash shtatë vjet e gjysmë, e di se çdo shtetar merr vendime shumë të vështira, sidomos gjatë kohës së luftës”, ka thënë Obama.
Barack Obama do të jetë kryetari i parë amerikan që do ta vizitojë Hiroshimën në të cilën më 6 gusht 1945 është hedhur bomba e parë bërthamore me ç’rast u vranë rreth 140.000 veta.
Tri ditë më vonë, SHBA-ja ka hedhur bombën bërthamore edhe në qytetin japonez Nagasaki, me ç’rast vranë 74.000 veta.
You Might also Like
Sejdiu: Hajnia ju ka qorruar sytë
Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, e ka quajtur KEK-un fajtor kryesor për ndotjen e ajrit.…
By
Redaksia
1 Min Read
Franca ka ndërmarr një operacion ushtarak në Mali
Presidenti francez, Fracois Hollande ka thënë se forcat e armatosura franceze kanë filluar kryerjen e…
By
Redaksia
1 Min Read
Patriarku rus – Serbëve: Kosovën nuk duhet humbur kurrë
Patriarku rus Kiril ka deklaruar se kisha ruse dhe populli sllav kurrë nuk do t’ia…
By
Redaksia
1 Min Read
VIDEO: Lence Zdravkin- fytyra e kujdesit ndaj refugjatëve në Maqedoni
Humanistja Lence Zdravkin në një intervistë ekskluzive në PROCES për herë të parë para opinionit…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoxhë Jakup Asipi dhe gazetarja gjermane…
Hoxhë Jakup Asipi dhe gazetarja gjermane... Një gazetare e Gjermanisë e pyeti Jakup Asipin: “A…
By
Redaksia
1 Min Read
Qeveria "humb" 70 milionë euro donacione
Përfaqësues të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) thonë se kanë…
By
Redaksia
5 Min Read
