Ministri grek: Idomeni pothuajse një kamp përqendrimi bashkëkohor

“Një Evropë 580 milionëshe, nuk afrohet që të pranojë 1 apo 1.5 milionë refugjatë”, tha ministri i Brendshëm grek, Kouroublis.

 

ATHINË (AA) – Ministri i Punëve të Brendshme të Greqisë Panagiotis Kouroublis, kampin e refugjatëve Idomeni i cili ndodhet në rajonin kufitarë dhe ku mijëra refugjatë prej javësh presin në kushte të këqija e ka përshkruar me “një kamp përqendrimi bashkëkohorë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kouroublis në vizitën e tij në Idomeni u njoh për së afërmi me kushtet e këqija në rajon. “Këtu për shkak të perceptimit kufiri i mbyllur është si një Dachau bashkëkohor (Dachau një kam përqendimi në Gjermaninë naziste). Ne i besum një Evrope me kufij të hapur”, deklaroi ministri grek për mediat.

Artikulli paraprakPoroshenko: Veprimet e pushtuesit në Krime kujtojnë periudhën e Stalinit
Artikulli vijues“Vendimi i Rusisë për tërheqje mund të ketë plane të pista”