Ministri i jashtëm grek: Turqia është fqiu më i mirë i Greqisë

“Turqia është fqiu më i mirë i Greqisë”, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Kocias

 

ATHINË (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kocias, tha se “Turqia është fqiu më i mirë i Greqisë. Në kuadër të kësaj duhet të zhvillohen marrëdhëniet në fushat e kulturës, edukimit dhe ekonomisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm grek iu përgjigj pyetjeve të AA-së në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë, procesit të negociatave në Qipro, krizën e refugjatëve dhe hapat e NATO-s në lidhje me këtë.

Kocias duke theksuar se “Turqia është fqiu më i mirë i Greqisë”, tha se në këtë kuadër duhet të zhvillohen marrëdhëniet në fushat e kulturës, edukimit dhe ekonimisë. Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy shteteve në fushën e turizmit po zhvillohen në mënyrë shumë pozitive. Ai shprehu besimin e tij se do të mund të gjejnë metodat më të mira për të përparuar në çështjet e financave dhe investimeve.

Shefi i diplomacisë greke tha se edhe pse është e ditur nga çdo kush se ka disa probleme mes dy shteteve ka një energji pozitive për të zgjidhur këto çështje.

Ai tha se zhvillojnë diskutime në lidhje me atë se si të gjejnë zgjidhje për problemet që i kanë gjatë viteve me Turqinë dhe si të marrin hapa pozitiv për të zhvilluar marrëdhëniet në atë mënyrë që shtetet dhe popujt të përfitojnë nga këto.

“Shpresoj se Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi i cili do të mbahet më 8 mars në Izmir do të krijoj një mjedis pozitiv pune, të siguroj një deklaratë të përbashkët mes dy kryeministrave Davutoglu dhe Tsipras. Kështu që 5 marrëveshje të cilat do të nënshkruhen do të kontribuojnë në aspektin pozitiv”, tha Kocias.

Artikulli paraprak“Në Siri dëshirojmë formimin e një qeverie ku nuk ndodhet Asadi”
Artikulli vijuesIraku shtyn shlyerjen e borxhit ndaj SHBA-ve