Ministri i ambientit Nurhan Izairi do të marr pjesë në një konferencë për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Paris me 30 nëntor të këtij viti, transmeton zhurnal.mk
Ministri Izairi e knaqi Tetovën tash do të mer pjesë në një konferencë për ndryshimet klimatike në Paris
Izairi do të marr pjesë në Paris ku do të diskutohet për uljen e ngrohjes globale në 1.5 gradë celsius deri në 2 gradë celsius deri në përfundim të këtij shekulli.
Këtë e bëri të ditur ministri i Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi, i cili theksoi se konferenca organizohet me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me iniciativën e Evropës Qendrore.
“Si rezultat përfundimtar i kësaj konference pritet miratimi i një deklarate, në të cilën do të shprehet gatishmëria për bashkëpunim në kuadër të së ashtuquajturës rritje më të gjelbër për rajonin e Evropës Qendrore”- tha ministri i Ambientit, Nurhan Izairi.
Përndryshe, ministri Izairi i cili u bë pjesë e këtij plani ndërkombëtar për zgjidhjen e ndryshimeve klimatike, si duket ka harruar problemet e brendshme në Tetovë, Shkup e Manastir, ku Tetova në renditjen botërore gjendet e para si vendi më i ndotur në botë.
Izairi e di se problemet e ndotjes në qytetin e Tetovës rrjedhin nga fabrika “Jugohrom” dhe mungesa e vendosjes së filtrave të cilat për fabrikën nuk janë ndonjë shpenzim i madh, ndërsa mungesa e tyre po prish jetën e qytetarëve të Tetovës me rrethinë.
Edhe përskaj shumë nismave ekologjike kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, ministri i ambientit, Nurhan Izairi që po tenton të zgjidh problemet globale nuk po dëgjon problemet dhe hallet e banorëve të Tetovës.
Në mesin e qyteteve më të ndotura në Republikën e Maqedonisë, gjenden Tetova, Shkupi dhe Manastiri. Ministria e ambientit e drejtuar nga ana e ministrit Izairi bën mirë që të përkushtohet në zgjidhjen e problemeve esenciale të qytetarëve të Maqedonisë, para se të merret me nisma globale në të cilat si mori pjesë si nuk mori pjesë nuk ndryshojnë asgjë për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.