Ministria e Kulturës zhvendoset në Prizren, ja cilit institucion ia lëshon objektin

Dikasteri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shumë shpejtë do të bartët në Prizren, ashtu siç kishte paralajmëruar në kohë fushatë, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në një përgjigje elektronike drejtuar Gazetës Blic, nga ky dikaster, e pranojnë ekziston një vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvendosjen e MKRS-së në qytetin e Prizrenit.Sipas tyre, ky vendim ka ardhur si rezultat propozimit të MKRS-së i cili është adresuar në Qeverinë e Kosovës, bazuar në rëndësinë dhe rolin që ka qyteti i Prizrenit në fushën e kulturës, me theks të veçantë atë të trashëgimisë kulturore.“Bazuar në vlerën dhe rëndësinë historike e kulturore që ka pasur qyteti i Prizrenit ndër shekuj dhe që vazhdon të ketë edhe sot për vendin tonë, qartazi është një simbol që kultivon vlera origjinale, me larmi kulturash.

Pra, është qendër jo vetëm e kulturës shqiptare, por edhe të popujve etnive tjera që jetojnë në këtë rajon. Arkitektura qytetare, religjioze, neoklasike dhe orientale e bën sot Prizrenin qytetin më të bukur dhe më të vizituar në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.Tutje, tregohen edhe arsyet sipas tyre që ku vendim është marrë që ministria e udhëhequr nga Kujtim Gashi të dërgohet në vendin e tij të lindjes, në Prizren.“Pjesa e vjetër e qytetit, shërben si një hapësirë unike ku zhvillohen shumë aktivitete kulturore të cilat e mbajnë gjallë vazhdimisht jetën kulturore të qytetit, por që kanë ndikim kulturor në mbarë vendin dhe më gjerë.

Trashëgimia e pasur kulturore e këtij qyteti dhe shumë veçori tjera e bëjnë Prizrenin vend të kulturës dhe historisë shqiptare, dhe jo vetëm. Andaj për këto arsye që u cekën më lart, ne si ministri kemi ndërmarr veprime e duhura për zhvendosjen e një pjese të stafit politik, administrativ dhe profesional në qytetin e Prizrenit”, thuhet më tej.Në përgjigjen zyrtare dërguar Gazetës Blic, MKRS konsideron se ky vendim nuk është politik por që sipas tyre është vendimi më i mirë që është marrë ndonjë herë nga Qeveria e Kosovës.“Vendimet e rëndësishme politike nuk mendoj se në të gjitha rastet mund të jenë të mirëpritura nga të gjithë, por e rëndësishme është që efekti i vendimmarrjes të jetë i bazuar mbi parime të shëndosha dhe analiza parimore e programe.

Në asnjë mënyrë ky vendim nuk duhet të interpretohet si një vendim politik apo i pa analizuar mirë, konsideroj se nuk do duhej të komentohet në këtë nivel. E ritheksoj se ky vendim do jetë ndër më të rëndësishmit që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës. Ndër të tjera mund ta potencoj edhe faktin e decentralizimit të administratës nga niveli qendror nëpër regjione tjera të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjën për Gazeta Blic.Kohë më parë, Gazeta Blic në burime të veta merr vesh se objekti ku qëndron kjo ministri do të lirohet për Presidencën e Kosovës.

Por në lidhje me këtë, Gazeta nuk ka arritur të marrë përgjigjën e duhur, duke thënë se nuk kanë marrë ende ndonjë shkresë zyrtare për një gjë të tillë.“Deri më tani MKRS dhe ne si Kabinet i ri nuk kemi pranuar ndonjë shkresë apo kërkesë zyrtare për një gjë të tillë qoftë nga ana e Presidencës apo e dikujt tjetër për ndërtesën në të cilën ushtron veprimtarinë administrata e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Si do që të jetë menaxhimi i gjitha ndërtesave Qeveritare të Republikës së Kosovës bëhet nga ana Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe sigurisht që zyrtarët e kësaj Ministrie mund të kenë informata më të detajuara në lidhje me këtë çështje”, thuhet më tej në përgjigje.

Artikulli paraprakKreu i ekzekutivit ka disa fjalë për Vetëvendosjen
Artikulli vijuesMomentet më të mira për të kërkuar një rritje rroge