Ministrja belge jep dorëheqje

Ministrja e Transportit e Belgjikës ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ajo kishte njohuri rreth një raporti ku BE kritikon sigurinë në aeroportin e Brukselit para sulmeve terroriste të muajit të kaluar.

Siç raportojnë mediat e huaja, Jacqueline Galant dha dorëheqjen pas një raporti sekret të BE-së, transmeton Telegrafi.

Raporti kishte vlerësuar se masat e sigurisë në aeroportet e vendit janë “me të meta”, duke cituar mangësi serioze në mënyrën e menaxhimit të kontrolleve të sigurisë.

Ajo kishte thënë se nuk kishte dijeni të raportit.

Dokumenti konfidencial i BE-së nga viti i kaluar është bërë publik nga dy partitë opozitare belge. /kohasilame

Artikulli paraprakGrabovci për deklaratën e Konjufcës: Më vjen mirë që Vetëvendosje ka filluar të reflektojë
Artikulli vijuesA e cenon sekularitetin mësimi i fesë në shkolla? Njihuni me praktikat e vendeve të BE-së për këtë çështje!