Miratohet Projektligji për kryeqytetin, garantohet 4 % më shumë buxhet

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në mbledhjen e radhës ka miratuar Projektligjin për Kryeqytetin.

Miratimi i këtij Projektligji u parapri me një diskutim mes deputetëve dhe zyrtarëve të ministrisë së Pushtetit Lokal për formën e tij dhe nevojën që ligjet ekzistuese të plotësohen me qëllimin e përshtatjes së Ligjit të Prishtinës me Ligjin për Pushtetin Lokal.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqi, tha se karakteristik e Projektligjit është se përcaktohet kompetenca shtesë për kryeqytetin dhe buxhet shtesë, raporton Ekonomia Online.

“Kompetencat shtesë përfshijnë siguri publike mbrojtja shëndetësore themelimi dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike që shërbejnë për kryeqytetin, zbatimi i projektligjin e kryeqytetit parasheh implikime për buxhetin e Kosovës”, tha ajo.

Sekretarja e përgjithshme e MAPL, Rozafa Ukëimeraj, tha se gjatë punës së grupit punues në vazhdimësi jemi pasur vëmendjen që të ruajmë sistemin unik të qeverisjes lokale.

“Ne kur të krijojmë ligjin për kryeqytetin është se do ti japim disa detyra kryeqytetit të cikat nuk u kanë komunat e tjera. Sa i përket modeleve puna e grupit punues është mbështetur në disa modele në Lubjanës, Zagrebit etj”.

Ajo tha se më me ligji, kryeqytetit do t’i jepet 4.1 për qind më shumë grante se sa komunave të tjera.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani, tha se do të ishte mirë që për këtë projektligj të kishte ndonjë model të projektligjeve të ngjashme për kryeqytetin.

Ai tha se ligji për Prishtinën dalin nga ligjet për pushtetin lokal dhe si i tillë do të bëhet ato se çfarë është e nevojshme për përshtatjen e ligjeve.

Shqipe Panatina, deputete e VV-së, tha se e mbështet projektligjin për Prishtinë. Ajo propozoi që ky projektligji t’i kalohet Kuvendit e më pas të organizohet një dëgjim publik në mënyrë që të merren sugjerimet e nevojshme e të plotësohen më pastaj.
“Për mua është e pranueshme garanti shtesë, unë kisha kërkuar që për një moment të harrojmë fushatën zgjedhore, të mendojmë se si e duam kryeqytetin dhe çka presim nga kryeqyteti”.

Xhevahire Izmaku, deputetet e PDK-së, tha se puna për hartimin e ligjit për Prishtinën nuk ka me qenë e lehtë, pasi shumë ligje është dashur të ndryshohen.
“Unë i gëzohem nëse mundemi me punë, mirëpo kishte punë edhe me ligjet e tjera”, tha ajo.

Milaim Zeka, deputet i Nisma për Kosovë, tha se është e turpshme për qeverisjet e kaluara që për 17 vite me rend e kanë dhunuar kryeqytetin dhe nuk e kanë bërë këtë ligj.

“Ky është një lajm tepër i gëzueshëm për qytetarët e Prishtinës edhe për kanunarët që kemi ardhur në Prishtinë. Është e turpshme për qeverisjet e kaluara që për 17 vite me rend e kanë dhunuar kryeqytetin dhe nuk e kanë bërë këtë ligj. Me aprovimin e këtij ligjo që do të ketë mbështetjen absolute të Nismës ne do të krijojmë kushte ta reja për qytetarët dhe Policinë e Kosovës dhe për shërbimet shëndetësore që shpresojmë të rritet shkalla e shërbimeve shëndetësore”.

 

Artikulli paraprakBajrami: Kryeministri ta sqarojë krijimin e ministrisë së Zhvillimit Rajonal
Artikulli vijuesHelikopteri rus me 8 persona në bord rrëzohet në Arktik pranë Norvegjisë