Turqia ndryshon nenin që mundësonte grusht shtetin

Parlamenti turk miratoi ndryshime në nenin 35 të Forcave të Armatosura Turke (TSK), të cilat kishin shërbyer gjatë si pretekst për të justifikuar grusht shtetet ushtarake në të kaluarën.

Neni 35 i cili thotë se “TSK është përgjegjëse për mbrojtjen e tokës turke dhe Republikës së Turqisë, siç është përcaktuar në kushtetutë,” u zëvendësua me versionin e ri i cili thotë, “TSK është përgjegjëse për mbrojtjen e tokës turke kundër rreziqeve dhe kërcënimeve të jashtme, duke siguruar mbrojtjen dhe forcimin e ushtrisë, duke kryer detyrat e caktuara nga Parlamenti turk, dhe duke ndihmuar për të siguruar paqen ndërkombëtare”.
Presidenti turk Abdullah Gul kishte thënë më parë se ligji duhet të ndryshohet në një mënyrë që të parandalojë çdo mosmarrëveshje në të ardhmen.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakSerbët mbyllin zyrat në veri
Artikulli vijuesSkandal në Izrael: Arrestohet 5-vjeçari