MISVAKU NE HIGJIENEN ORALE

Miswak{Salvadora Persica} ka qenë mjeti më i vjetër që dihet se është përdorur për higjienën orale.Është përdorur nga Babilonasit 7000 vite më parë.Gjithashtu më vonë dihet se është përdorur në mbretëritë Greke dhe Romake si dhe nga Egjiptasit dhe Muslimanët e lashtë. Përdorimi i misvakut ka qenë i shprehur shumë në Afrikë,Azi,veqanërisht në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Jugore.

Përberja e misvakut

Misvak ka përbërje 100% organike.Përmbane fluorin(2 herë më shumë sesa që permbajnë pastat e zakonshme për dhëmbë),silikon,vitaminë C,salvadorinë dhe trimetilaminë.Misvaku gjithashtu përmbanë edhe mineralet si:kaliumi,kalciumi,klori,bikarbonat natriumi dhe okside të kalciumit. Të gjithë këta përbërës e rrisin fortësinë e smaltit të dhëmbit.Fijet që ndodhen në skajin e misvakut permbanjë një antibiotik që pengon rritjen e baktereve dhe me këtë edhe formimin e pllakut.Hulumtime të shumta kanë treguar se përdorimi i rregullt i misvakut në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon paraqitjen e pllakut,gingiviteve dhe redukton rritjen e bakterieve kariogjenike.Misvaku në mënyrë natyrale rrit fortësine e dhëmbit ndërsa bardhësine e dhëmbit e ruan përmes abrazivëve të lehtë që përmban në fijet e tij.Gjithashtu e zvogëlon ngjitjen e pigmenteve të kafes,duhanit dhe qajit në sipërfaqen e dhëmbit. Forma e misvakut dhe fijeve të tij bën të mundur përdorimin e lehtë në sipërfaqet të cilat vështirë pastrohen sikurse me brushë standarde.Përmes tij realizohet edhe masazha e mishrave të dhëmbëve e që është një faktor i rëndësishëm për mishra të shëndetshme dhe për parandalimin e paradontopatisë.

Disa nga përparësite e misvakut:

-shkatërron bakteriet në hapësirën e gojës

-largon pllakun e dhëmbit në mënyrë efektive

-ka efekt në zbardhjen e dhëmbit

-zvogëlon mundësin e prishjes së dhëmbëve

-freskon frymëmarrjen dhe largon erën e keqe nga goja

-në mënyrë efektive pastron ndërmjet dhëmbëve duke ju falënderuar fijeve të rënditura në mënyre paralele

-rrit tajitjen e pështymës nga gjëndrrat pshtymore dhe me këtë e pengon shfaqjen e gojës së thatë(Xerostomia)

Si përdoret misvaku?

Misvaku sot gjendet në shitore dhe barnatore i mbështjellur në paketim. Shkopi i misvakut duhet të mprehet nga njëra anë me anë të briskut ose me anë të dhëmbëve derisa lirohet afërsisht 1 cm e gjatësisë së tij. Pas kësaj përtypen fijet derisa lirohen në formë të brushës.Nuk nevojitet të përdoret pastë dhëmbësh.Pas disa ditëve kur fijet në shkopin e misvakut duken sikur një brushë e vjetër,ato duhet të prehen dhe të lirohet një pjes tjetër e re e tyre.Misvaku do te sigurojë pastërti të plotë të dhëmbëve dhe aromë të freskët në hapësirën e gojës.

Dhe duhet të mbani në mend; Mos e fsheh buzëqeshjen tënde!.kohaislame

Artikulli paraprakERA E KEQE E GOJËS
Artikulli vijuesGoogle lanson edhe tabletin Nexus 10?