Me dietë kundër gripit

Ftohja dhe gripi janë sëmundje të cilat shkaktohen si pasojë e infektimit virusal, ndërsa zakonisht zgjasin shtatë ditë. Dhimbjet në muskuj, dhimbjet e kokës, frymëmarrja e vështirësuar, temperatura e rritur, kolli i thatë ose kolli me sekretim, janë simptomat më të shpeshta të cilat përcjellin këtë gjendje.
Ekspertët e ushqimit dhe dietave theksojnë se për t’u përballur me këtë sëmundje monotone e nganjëherë edhe aspak të padëmshme, të sëmurit duhet të kujdesen për mënyrën e të ushqyerit. Para së gjithash, duhet të konsumohen më shumë lëngje, më së miri ujë, dhe atë së paku një litr e gjysmë në ditë. Lëngjet e përgatitura në shtrydhëse pemësh e perimesh – nga limoni, portokalli, grejpfruti dhe molla, gjithashtu janë të pashmangshëm.

Në linjë të parë të mbrojtjes janë edhe çajet, nga të cilët para së gjithash duhet pirë ata të bërë nga menta, kamomili, kaça, lulja e shtogut etj. Konsumoni sa më shumë pemë të pasura me vitaminë C, siç janë kivi, molla, portokalli dhe limoni. Kundër dhimbjeve në muskuj duhet konsumuar vajra eterike, më së miri nga aguliçja.

Derisa zgjatë gjendja e gripit shmangni qumështin dhe produktet e tij, për shkak të krijimit të mukozës e cila vështirëson frymëmarrjen. Nëse, megjithatë nuk mund të rrini pa qumësht, atëherë do të duhej që të konsumoni jogurt që përmban baktere probiotike.

Grurin dhe produktet e tij gjithashtu duhet shmangur për shkak të glutenit, i cili vështirëson tretjen. Sa i përket mishit, mund të konsumohet ai i pulës, gjedhit dhe i peshkut. Ëmbëlsirat dhe sheqeri nuk rekomandohem, përveç mjaltit dhe sheqerit të elbit. Në fazën e dytë të gripit duhet të konsumohen sa më shumë bimë erëzash dhe erëza djegëse, siç janë rrepa, biberi, specat djegës, këri, xhenxhefili. Në speca djegës gjendet kapsaicina, në rrepë alil-izoticianati… Të gjithë këta përbërës janë të rëndësishëm sepse përshpejtojnë tretjen dhe qarkullimin e gjakut, si dhe sekretimin më të mirë nga rrugët e frymëmarrjes.

Për shërimin e gripit, e mirë është edhe supa e pulës. Është interesant fakti që substancat në supën e pulës ndikojnë në harmoni me ilaçet e përshkruara nga mjekët dhe kështu lehtësojnë kollitjen. Nga ana tjetër, supa e njelmët e pasur me perime të ndryshme, kompenson humbjen e lëngjeve dhe mineraleve, të cilat zhduken me djersitje. Avulli i ngrohtë nga supa pastron rrugët e frymëmarrjes.

Vitamina C dhe oksigjeni
Në kontakt me oksigjenin vitamina C humbet, pra nuk është e dëshirueshme që pemët të priten ose të përgatiten shumë kohë para përdorimit. Në kontakt me metalin (thikën), kjo vitaminë oksidohet, pra pemët nuk duhet prerë tepër dhe nuk duhet që të mbahen në enë metalike. Në temperaturë mbi 37 gradë, vitamina C humb efektet e saj, pra limonin nuk bën ta qitni në çaj të ngrohtë, por në të ftohur ose nga ai është mirë që të bëni limonadë.

Supa e pulës
Për përgatitje të supës së pulës ju nevojiten: mishi i pulës, hudhër dhe qepë, presh, karotë, selino, kripë, piper. Në fund i shtoni mjaft majdanoz.

Imuniteti
Për rritje të imunitet duhet përdorur pelte mbretërore dhe propolis. Në kohët e fundit gjithnjë e më shumë rekomandohet edhe ehinakea, bimë e cila stimulon krijimin e fagociteve në gjak. Fagocitet janë të rëndësishme për shkatërrimin e baktereve dhe viruseve.

Artikulli paraprakPajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit
Artikulli vijuesHigjena hundes: Menyra me e mire per te mposhtur gripin