Miti i mishit “Hallall”

Shpeshherë kemi dëgjuar mbi mishin hallall, por njerëzit nëpër botë janë të frikësuar nga ajo. Një gazetare ka bërë një storie për të shpejguar realisht se çka është mishi Hallall. Fjala në arabisht “Hallall” përkthehet “e lejuar”.

Ndërsa një mish për tu bërë hallall ka disa kushte. Edhe pse është e lejuar për Muslimanët, ajo nuk do të thotë që është vetëm për Muslimanët.
“Mishi hallall nuk është vetëm për Islamin. Mishin hallall mund të jetë për çdo kënd në Tokë” ka thënë Areff Saad, një prerës i mishit hallall. Kjo për arsye se ky mish është më i shëndetshëm, më i pastër dhe më i përballueshëm.
“Ajo çfarë e bënë mishin hallall është forma e prerjes së saj. Kur i gjithë gjaku është i nxjerrë nga mishi, të ndalon nga marrja e ndonjë sëmundjes nga ky ushqim.” thotë një nga prerësit.
Po ashtu kërkohet që gjatë prerjes kafshët të ndiejnë më pak dhimbje, fizikisht dhe emocionalisht. Kjo do të thotë të përdorësh një thikë të mprehtë, të pastër duke i prerë qafën por kjo të bëhet pa qenë ndonjë kafshë afër që mund të sheh këtë skenë.
Po ashtu ai që e pret kafshën duhet të jetë praktikues i fesë.

“Ne kthehemi kah Mekeja, e bekojmë atë dhe themi një lutje të vogël (Bismilah)” ka thënë Ali Saad. Ne kemi dëgjuar shumë fjalë për këtë mish që e bëjnë të frikshëm por ta dini sa e shëndetshëm që është ai./KohaIslame

Debunking ‘Halal Hysteria’ Meat Myths

Artikulli paraprakPolicja e parë myslimane me uniformë islame në SHBA
Artikulli vijuesHapet ura në Turqi, që lidh Evropën me Azinë