Policja e parë myslimane me uniformë islame në SHBA

Gruaja e parë myslimane me uniformë islame ka filluar punën si police në qytetin Dirbort në Michigan të SHBA.

Sipas Press TV, Amel Shamut, e cila ka lindur në Amerikë, është policja e parë myslimane e cila bart uniformë islame bashkë me uniformën e policisë. Shamut ka thënë se mbajtja e shamisë është shndërruar në model për të gjithë në Amerikë. Policia e këtij qyteti ka thënë se Shamut ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve midis shoqërisë myslimane dhe stafit të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=BIXlE24so6w

Artikulli paraprakVrajsa në Deçan, arrestohet i dyshuari i dytë
Artikulli vijuesMiti i mishit “Hallall”