Nëndetëset gjermane mund të kishin kthyer rrotën e historisë. Adolf Hitleri fitoi para një sulmi të Jozef Stalinit. Ushtari amerikan nuk dinte të luftonte. Waffen-SS ishin të përbërë nga ushtarë elitë.
Këto janë disa nga mitet e krijuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Disa versione janë marrë si të vërteta absolute para, gjatë dhe pas luftës. Këto të vërteta u krijuan nga makineria e majtë e Joseph Goebbels-it, përhapësi i regjimit nazist. Që nga zyrat e ministrisë për lustracionin publik dhe propagandën, ai ushqente mitet që përsëriteshin sistematikisht nga mediat masive të Rajhut të Tretë si dhe nga posterat e shumtë në rrugët e Gjermanisë naziste dhe në qytetet e pushtuara. Aty instrumentalizoi një plan që popullsia të perceptonte Erwin Rommel si një strateg në nivelin e admiralit Horatio Nelson. Bëri të pamundurën që vrastarja Waffen-SS të shihej nga rivalët dhe nga të tijtë si një forcë elite.
Këta luftëtarë avangardistë analizohen nga historiani Jean-Luc Leleu, i cili përshkruan me detaje gënjeshtrat kirurgjikale që u qepën në mënyrë që këta oficerë të shiheshin si anëtarë të një brigade ushtarake perfekte.
Sipas Leleut, ideja e një fanatizmi që i çoi ushtarët SS drejt një përçmimi të rrezikut në fushat e betejës u instalua tek populli gjerman në fund të dimrit të parë në luftën e lindjes. Këtu kjo brigadë u pagëzua me frikën dhe forcën.
“Për të përcaktuar elitizmin ushtarak duhet të flasësh për një aftësi të trupave për të përmbushur misionin e vet me shpejtësi dhe efikasitet, me sa më pak humbje, diçka larg realitetit të jetuar për agjentët e Waffen-SS”, shkruan autori.
Urdhri i zi, kështu thirreshin së brendshmi forcat SS, adhuronin elitizmin racial. Kandidatët për të bërë pjesë në këtë skuadër vrasësish të idealizuar seleksionoheshin sipas kritereve mjekësore të gjatësisë, të aparancave fizike dhe nga prejardhja. Një akreditim që me krenari anëtarët garantonin para popullit gjerman vlera dhe trimëri duke përmbushur parametrat e një pastërtie që pretendonte regjimi nazist.
Nëse bëje pjesë në forcat SS ishte sepse kishe kredenciale raciale të papërlyera. Ata ishin superiorë rastësisht. Propaganda dhe lobi i brendshëm i Himlerit bëri që Adolf Hitleri të kishte një dobësi për forcat e Waffen-SS.
“Vetëshpallja elitare e SS-ve bazohej tek siguria e mishërimit të ideologjisë nacionalsocialiste më të pastër dhe që ishte organi ekzekutiv më i besueshëm në shërbim të regjimit dhe të vetë shefit, Adolf Hitlerit”, shpjegon Leleu.
Por virtytet që e bëjnë një ushtar të mirë nuk u përmbushën nga ata që kishin një S të dyfishtë në uniformat e tyre.
“Një instruksion ushtarak i dobët, shumë nga nënoficerët e parë kishin një formim të ulët në kohë dhe në cilësi, ushtria e Wehrmacht –it, forcat e armatosura gjermane”, kështu shkruhet në një shkrim të Heer-it.
Kandidatët SS merrnin një instruksion që shtrihej prej 10-16 muaj, ndërsa trupat e tjera të zakonshme i nënshtroheshin stërvitjes prej 24 muajsh dhe me më shumë pajisje dhe me më shumë oficerë me përvojë. Ideja e përkatësisë së një trupe elitare raciale që i përgjigjej urdhrave të Hitlerit ishte e parezistueshme.
“Në terrenin e luftës treguan një mungesë profesionalizmi, por humbjet nuk zvogëluan vullnetin e këtyre forcave për t’u quajtur elitë. Raprezaljet kundër civilëve dhe ushtarakëve të kapur ndihmuan në fshirjen e dështimit të tyre”, shprehet autori.
I tillë ishte ekzekutimi i qindra robërve britanikë të luftës në Wormhout në maj të vitit 1940, ku u duk qartë poshtërsia dhe mungesa e disiplinës ushtarake që përfaqësonin. Tmerri dhe frika që përhapnin ata ishte thjeshtë një propagandë dhe këtë e tregojnë numrat gjatë fushatave. Pesś muaj nga krijimi i operacionit Barbarosa gati 9% e trupave të Waffen –SS kishte vdekur.
“Një numër i lartë vdekshëmrie, gati dy herë më i lartë se ai i ushtrisë së zakonshme dhe për këtë disfatë ata nuk bënë autokritikë” , shprehet Leleu.
Ajo çka bënë ata ishte së ndërronin vazhdimisht formacionin e trupave dhe vunë në krye të tyre një fanatik Theodor Eicke, një ish komandant i rojeve në kampet e përqendrimit. Ky oficer arriti të përmirësonte cilësinë e trupave SS.
“Forcat SS kishin mangësi në luftime të këmbsorisë, luftime në xhungël ose natën, për t’u kamufluar, në mësymje të shpejtë, ruajtjen e një disipline zjarri”, thotë akademiku.
Himleri shfrytëzoi ekstremisht çdo sukses të vogël të këtyre forcave politike dhe i paraqiti si gjenocid i trimërisë të trupave të tij. Këto ia çoi në vesh Hitlerit për t’i quajtur si trupat e partisë dhe kjo krijoi mundësinë të kërkonte resurse më të mëdha për njerëzit e tij. Pas dështimit të operacionit Barbarosa, Hitleri i konsideroi si shembulli i një Wehrmacht-i nacionalsocialist të ardhshëm, transmeton bota.al.
Për të ushqyer mitin tek popullata forcat SS punësuan një grafist të njohur, Ottomar Anton, afishet e të cilit me estetikën e tyre u dhanë forcave të Waffen-SS një imazh tejet tërheqës dhe që ngjallnin vokacione tek të rinjtë. Ishte një mënyrë rekrutimi i të rinjve që aspironin të bëheshin pjesë e forcave të Fyhrerit. Megjithatë propaganda nuk mbeti vetëm tek afishet, Himleri krijoi një shoqëri të përbërë nga korrespondentë lufte që shoqëronin ushtarët gjatë operacioneve të tyre dhe sillnin mijëra boletinë me informacione mbi bëmat të përsëritura dhe të shumëfishuara në të gjitha mediat.
Kinematë projektonin dy ose tri lajme mbi uniformat elitë në emisionet e tyre javore. Kjo ishte mënyra për të qenë mbi forcat e armatosura. Ky sistem i përhapjes u ruajt deri në fund të luftës, sipas historianit. Propagandistët nuk i lanë asgjë rastësisë. Waffen-SS kishin vendosur një mënyrë promovimi mjaft inovatore, filmoheshin në aksion, në mes të flakëve me uniformat e tyre të veçanta dhe mahnitja e publikut ishte gjithçka.
“Miti po përhapej, ata ishin elita. Kjo bindje e gabuar u vu re shumë vonë. Doli gjatë hetimeve të bëra nga aleatët, ku u bënë të dukshme ndryshimet me këmbësorinë e zakonshme të ushtrisë. Dy muaj para mbarimit të luftës shërbimet sekrete amerikane filluan të rishikojnë pozicionin e forcave Waffen-SS dhe u vu re një devijim i mitit”, shprehet Leleu.
Megjithatë konfirmimi erdhi vonë. Miti ishte rrënjosur fort.