Kjo është një praktikë e zakonshme të cilën e përdorin shumë njerëz, e sidomos fëmijët. Ne e dimë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. na e ka ndaluar këtë veprim, dhe e dimë se asnjë fjalë e tij nuk ka qenë pa arsye.
Shkenca ka vërtetuar se në trupin tonë ndodhet një bakterie “miqësore”, e cila për dallim nga bakteriet e dëmshme ndihmon organizmin tonë të mbrohet nga disa sëmundje. Kjo baktere ndodhet në pjesën e fytit.
Megjithatë, kur njeriu fillon të fryej, kjo bakterie del nga zgavra e gojës bashkë me ajrin dhe kur vjen në kontakt me ushqimin e nxehtë, ajo bëhet e dëmshme dhe mund të paraqiten qeliza kancerogjene, të cilat pastaj shkaktojnë kancerin! Për këtë shkak na është këshilluar që të mose fryejmë ushqimin dhe pijen e nxehtë
Transmetohet se Abdullah ibn Abbasi r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka ndaluar të merret frymë mbi enë apo të fryhet në të.” (Ebu Davudi).
Burimi: femme-tendance.com
Përshtati: (Islampress)