Në vendet e Gjirit 17 milionë punëtorë të huaj

Teksa në vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit ndodhen 17 milionë të huaj që punojnë në sektorë të ndryshëm theksohet se transfertat totale të kapitalit nga këto vende kanë arritur vlerën 80 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency.

Sipas raportit të përgatitur nga Qendra Kërkimore “Al Jazera” e cila ndodhet në Katar, theksohet se vendet e Gjirit u radhitën të parët në botë me punësimin e 17 milionë punonjësve të huaj.

Në raport vihet në dukje se kësaj shifre po ti shtohen edhe pjesëtarët e familjes, arrin në 23 milionë të huaj. Theksohet se: “Vendet e Gjirit Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Kuvajti dhe Omani, që janë të pasura me rezerva të naftës dhe të gazit kanë nevojë të madhe për fuqi punëtore. Dhe kjo veçanërisht për shkak se popullata vendase e cila ka të ardhura të larta nuk preferojnë të punojnë si punëtorë ku dhe kjo fuqi punëtore sigurohet nga vendet e tjera”.

Artikulli paraprak“Njerëzit shembeshin si miza”: Ç’ndodhi me fluturimin AA109?
Artikulli vijuesKëshilli i Evropës sot diskuton për situatën në Kosovë, Serbia sërish destruktive