Mjekja vodhi foshnjën sipas saj "për të ngjallur të ëmën"

Një gjykatë në Zvicër ka dënuar një mjeke psikiatre me tre vjet burg për rrëmbimin e një foshnje në Rumani, në mënyrë që “të rimishëronte” të ëmën e saj të vdekur.

Konstanta Albumel, 40 vjeçe dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar 800 milje nga shtëpia e tyre në Zyrih për në qytetin rumun, Timisoara, ku e vodhën foshnjën nga spitali lokal i fëmijëve.

Albumel kishte performuar rituale shamane (shtriganësh) mbi foshnjën.

Nëna e dy fëmijëve, e cila ka nënshtetësi zvicerane, por është me origjinë nga Bukureshti, ishte “obsesionuar” me idenë e “rimishërimit” të së ëmës së saj të vdekur. Bashkëshorti i saj, një ekspert teknologjie që punon në një bankë në Zvicër, ishte bërë pjesë e planit të rrëmbimit pasi ajo kishte kërcënuar se do të divorcohej prej tij.

Ata e regjistruan foshnjën si fëmijën e tyre duke përdorur dokumente false. Por Interpoli, i kontaktuar nga Policia rumune, i arrestoi dy muaj më vonë. Gjykatësi e krahasoi krimin e tyre me vrasjen. Foshnja iu kthye prindërve të saj bashkë me një kompensim prej 40.000 eurosh. /zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakRËNDOHET GJENDJA E 2 TË BURGOSURVE PALESTINEZË NË GREVË URIE
Artikulli vijuesOBSH akuzon ashpër industritë e duhanit