Mjeku nga Siria i shkruan Obamas: Mos më injoroni

Njëri nga mjekët e paktë që kanë mbetur në qytetin më të shkatërruar nga lufta në Siri, Aleppo, ka filluar një peticion duke ju bërë thirrje presidentit amerikan Barack Obama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, që t’i japin fund bombardimit të civilëve, shkollave dhe spitaleve në këtë qytet, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

Doktori Hamza Al Khatib, edhe më parë u ka shkruar dy liderëve perëndimorë, Obamas dhe Merkelit, duke u kërkuar që ta përdorin ndikimin e tyre për t’iu ndihmuar civilëve dhe doktorëve në Alepo.

“Përgjigjja e tyre ka qenë e njëjtë, si në pesë vitet që lamë pas”, ka thënë Khatib në peticionin e tij, “nga Merkel kemi dëgjuar heshtjen ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka parë letrat tona, por s’ka bisedime s’ka veprim
“Nuk ka asnjë përpjekje as nga Obama e as nga Merkel për t’i ndalur sulmet kriminale kundër civilëve dhe spitaleve”.

Peticionin e mjekut Khatib, e kanë nënshkruar 200,000 njerëz deri më tash.

Ai thotë se civilët po sulmohen çdo ditë dhe se nuk u duhen lutjet e keqardhjet e liderëve, mirëpo veprimi i tyre.

Artikulli paraprakDisa fjalë për vëllezërit turq dhe Arbana Xharrën
Artikulli vijuesKu do të shkojmë pasi të vdesim?