Disa fjalë për vëllezërit turq dhe Arbana Xharrën

Shkruan: Fadil Pushkolli

 

Kosovarët derisa iknin nga lufta, (e ne që luftuam jam veteran luftës u bëmë veteranë lufte),na dëbuan nga vendi dhe nga atdhe ynë me fëmijë, gra, burra dhe pleqë,gjate luftës kur forcat Franceze kur e bombardonin detin Adriatik në vend të Serbisë ,në diten e 33 kur forcat Turke filluan Bombardimin ndaj Serbe, po thuajse u bëne copë e grimë.

Turqit neve na morrën ne shtëpitë e tyre na ushqyen ,na i plotësuan në të gjitha nevojat qe i kemi pasur mandej na kanë falur të gjitha gjërat që i kanë. Ata na mirëpriten në Turqi, por erdhen me ndihma edhe në Kosovë, në Maqedoni e deri në Shqipëri. Plaga e jonë bë plaga sikur të ishte plaga e tyre, brenga jonë u bë brenga e tyre, mërzija jonë u bë mërzia e tyre, shpirti ynë u bë sikur shpirti i tyre. Na gjetën punë, na dhanë ushqim, fëmijët tanë pa pagesë i shkolluan madje vazhdojnë ti arsimojnë edhe tani. Populli ynë sa herë qe shkojn në Turqi i mirëpresin me të gjitha të mirat madje nuk i lejojnë të kthehën pa i dhuruar ndonjë dhuratë.

UÇK-në para gjithë botës e kanë përkrahur, i kanë shëruar të plagosurit, Adem Jasharin e kanë konsideruar si heroi i tyre dhe duke e shpallur si hero Kombëtar. Parkun e tyre e kan emërtuar në qendër të Stambollit me emrin e Adem Jasharit.

Sot në Turqi, Shqiptarët janë duke u kuruar dhe janë operuar me ndihmen e Turqisë, të mirën të cilën po e bën Turqia asnjë vend i botës nuk e ka bërë deri tani.

Shteti turk është njeri ndër shtetet që pa asnjë hamendje e kanë pranuar Pavarësin e Kosovës, i kanë ftuar që ta njohin Kosovën edhe vendet që akoma nuk e kanë njohur dhe e japin kontributin maksimal edhe në arenën nderkombëtare për ta njohur Kosovën. Kryesia e shtetit Turk, popullit të Kosovës dhe kryesisë së shtetit të Kosovës i kanë thirrur më një shprehje të cilen nuk e ka përdorur ndaj asnjë shteti tjetër, i ka thirrur “Vëllezër!”

Pasi që në trojet e Kosovës jetojnë më se 90% Mysliman, populli i Kosovës e shpreh qartë se ndaj kujt e kanë mbeshtetjën e tij. Disa autor që merren me shkrime të ndryshme editoriale dhe njerëz që janë të trajnuar që së bashku me patronët e tyre, mundohen të zgjojnë ndikim të kundërt sikur edhe populli gjoja e ka mendimin e njejt sikur ata. Ata të cilët e konsiderojnë se janë të ditur, që kujtojnë se e kanë përvetsuar gjuhën angleze, e që e dinë vetëm sa një doracak përkthimi dhe ëndërrojn se do e arrijnë cakun të cilin mendojnë se do tua falë perëndimi atyre. Ata të gjithe e dijnë se janë vetem nje vegël që mund ta komandojnë dhe se ata për perëndimin janë vetëm sikur një lodër që mund të bëjnë qfarë të dëshirojnë.

Populli ynë, si tregtarët ,shitësit ,miqtë dhe njerëzit me lidhje farefisnore duke u munduar që tua fusin në mendje gjëra që janë kundër Turqisë dhe mundohen që ti kundërvihen duke thënë se ata nuk e kanë ndihmën me sinqeritet me gjithë këtë mundohen që ti prishin lidhjet dhe ta dëmtojnë vendin duke i shtyer të hamendën që të thonë,”A kështu qenkan Shqiptarët?”

Në qeshtjën e vendit kur është fjala për demarkacionin e Malit të Zi , “elita moderne” që e kan humbur Mitrovicën dhe mendojnë se po i shërbejnë vendit, ata nuk u vihen punës së tyre por merren duke e njollosur me fjalët e kota dhe të pakuptimta ndaj Kryetarit Erdogan i cili është zgjedhur me votat e popullit.

Si shembull buxheti i një universiteti të Turqisë sikur që është në Erzurum në kufi me Gjeorgjin, buxhetin e saj e ka 1 miliardë e gjysmë euro, sa buxheti i shtetit të Kosovës. Ashtu që Turqia është si një deti, dhe gurët që i hedhin në këtë deti me këta njerëz të paditur nuk fitohet asgjë. Mediat dhe gazetarët tanë po të kishin qenë kaq të zgjuar ishin munduar që ta ngjallnin shtetin e tyre, ekonomin e tyre dhe ishin menduar se si do të ishte zgjedhja më e mirë për ta, e jo të merrën me punë të kota.

Arsyja pse i quaj “elita moderne’’ rrjedh nga një postim i Arbana Xharrës ku kishte postuar në faqën e saj të facebook-ut per YMRAN DAKNISHIN, një fëmijë 5 vjeçar në qytetin e Halepit në Siri, ku e bëri të turpërohej e gjithë bota, në faqën ku thoshte “Omran në sytë e tu e pash birin tim, ai është pak me i madh se ti… Ma qove zemren peshe, o shpirt i vogël, deshta me të përqafe e me të shtrengu, si Artin tim!”

Ata, a thua nuk dinë se kush janë fajtorët për gjithë këtë?

Ymrani ishte vetëm njeri nga mesi i tyre, para një kohe edhe Alani i cili u zbulua kufoma e tij në breg të detit edhe ajo u bë arsyja që të turpërohet në heshtje e gjithë bota.

Çfarë u bë, çka ndryshoi? 5 milionë jetim në Irak, 400 mijë të vdekur dhe mbi 4 milionë fëmijë të tjerë pa prind në Siri. Po masakrën e Srebrenicës kush e urdhëroj? Të gjithë këto kush po i bënë, kush po i urdhëron ti bëj?

A thua nuk e dinë ?!

Mos vallë Turqia,Turqit, Erdogani? A mos vallë ndokush tjetër që nuk keni guxim ta shenoni emrin e tyre? Po mendoni se mundet të mbrohet një popull nga dikush kur ata nuk janë të Zot të gjykojnë së pari as për veprat e tyre!

Sot në Turqi gjenden refugjatë sa 2 herë e gjysmë e popullsisë së Kosovës, më se 5 milionë (Ymranë të mëdhenjë dhe të vegjël). Këtyre refugjatëve nuk u është kufizuar asgjë, ashtu siq kanë të drejta populli Turk ashtu i kanë edhe refugjatët. Sa prej këtyre refugjatëve i ka strehuar Bashkimi Evropian (BE) apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)? A do mund ti strehonte? Po të kishte mundur ti strehonte a do të ishte dobësuar ekonomia e vendit të tyre? A mos vallë nuk kanë para, apo nuk kanë njerëzi..? A e keni pyetur vetën ndonjeher? Turqia, Erdogani, TIKA dhe instuticionet sikurse këto, a mos fajsohen për ndihmën që ua ofrojnë refugjatëve sot? Po që se do ti kishin dërguar këta refugjatë në Bashkimin Evropian, do të kishte ndodhur një krizë e paparë. Sepse në zakonët e njerzërve të perëndimit nuk gjendet shprehja e të falurit dhe e dhurimit nga xhepi i tyre!

Me 15 korrik, kam shikuar me zili femrat që qëndrojnë në shtëpi, e meshkujt që hyjne përfundi tankeve nëpër rrugë, e që vrapojnë prapa tankeve. Ja këtij i thonë komb. Unë e pyesja veten a kam unë një komb të tillë. Të jesh turk musliman me siguri që duhet të jetë diçka si kjo. Sepse ata që vendosin me shumicë, ata që shikojnë shumicën e votave dhe fituesit të mos harrojnë se, Zoti nuk shikon shumicën, por shikon të vërtetën. Vetëm për hir të Pejgamberit, Allahu Plotfuqishëm vazhdon ta mbajë gjallë gjithë njerëzimin dhe kafshët, duke filluar nga marrja e frymës e deri te marrja e kënaqësive. Mos harro bija ime, dhe dërgoi të fala nga unë. Ruani gjithmonë një derë të Turqisë për veten, sepse në fund kjo derë do të jetë e hapur për ju. Shpresoj se kur shihni vajzat dhe djemtë e juaj, kujtoni fëmijët si Umrani dhe Aylani dhe pyetni veten “Kush ju ka bërë këtë juve”?!

Të dashur miqë muslimanë turq, kudo që jetoni, edhe pse në mesin tonë kanë dalur disa provokues, duhet të dini se kosovarët janë së bashku me juve. Ndoshta nuk flasin, nuk shkruajnë, por zemrat e tyre janë bashkë me muslimanët.
 Ne turpërohemi nga provokuesit të cilët njollosin kosovarët.
 Sepse ju gjithmonë keni qenë pranë nesh…
Thoni nuk ndahet prej mishit…
Pa dyshim se kosovarët do të jenë gjithmonë së bashku me juve…

Artikulli paraprakKy është i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjakovë
Artikulli vijuesMjeku nga Siria i shkruan Obamas: Mos më injoroni