Duket se të rinjtë, të sapodiplomuar ose jo, të gjendur përballë fatit që nga njëra anë, tregu i punës po rrudhet dita-ditës dhe nga ana tjetër, eksperienca u mungon, shohin si një alternativë të mirë kontratat e punës jashtë, ku ato në Emiratet e Bashkuara Arabe po lulëzojnë.
Sipas statistikave të një agjencie të punësimit “Europa Agency”, në të tria zyrat në rajon (Tiranë, Podgoricë, Prishtinë) bëhen 700-800 aplikime në javë. Nga këto, 500 janë aplikues nga Shqipëria.
Briseida Sinaj, 29 vjeçare, prej një viti jeton e punon në Dubai. Aplikoi për punë, pas një rekomandimi, direkt në një kompani angleze, Chris Garrod, e specializuar në arredimin e brendshëm të hoteleve. Pasi kompania e mori në telefon, realizoi intervistën, dha një provim dhe u punësua si asistente ekzekutive e drejtorit rajonal të Azisë dhe Lindjes së Mesme. Briseida shprehet mjaft e kënaqur me punën e saj, jo vetëm për të ardhurat, që janë disa herë më të larta se ato që merrte në Shqipëri si shefe buxheti, por dhe vlerësimi dhe mundësitë për të ecur në karrierë, pa pasur miq, siç ndodh rëndom në Shqipëri.
Ajo pohon se ka mjaft individë nga Shqipëria, që po vijnë në Dubai në kërkim të një alternative dhe pune më të paguar në atë që po quhet si Amerika e Lindjes dhe që vetëm vitet e fundit është “zbuluar” nga shqiptarët. Si pozitiv përmend edhe faktin që diploma shqiptare njihet në Dubai.
Të punësuarit janë nga mjekë e dentistë e deri tek kamarierë. Ata që vijnë përmes agjencive kanë një pagë mesatarisht 1000-1500 USD në muaj, nëse aplikon direkt tek një kompani, ka më shumë shanse për një pagë më të lartë. Është shumë e vështirë të marrësh pashaportë, apo letra qëndrimi, pasi jepen vetëm viza pune.
Moti është i nxehtë dhe tre muajt e verës ka pak kontakte me ajrin direkt; muajt e tjerë janë si vera në Shqipëri. Ndryshe nga perceptimi i krijuar për një vend mysliman, Briseida thotë se në Dubai femrat e huaja nuk janë të detyruara të mbulohen dhe mund të shohësh nga të gjitha. Megjithëse Dubai të jep mundësinë të kesh një jetë luksi, përsëri Shqipëria i mungon.
You Might also Like
Zvicra me papunësinë më të ultë në Europë dhe prapë proteston
Kosova, vendi me shkallën më të lartë të papunësisë në Europë, ditën e punëtorëve, 1…
By
2 Min Read
133 milionë euro më shumë të hyra nga Dogana dhe ATK në raport me vitin e kaluar
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka përgëzuar stafin e Doganës së Kosovës dhe atë të…
By
1 Min Read
Zvicër: Zyrtarisht është hapur tuneli më i gjatë hekurudhor në botë
Në Zvicër sot zyrtarisht është hapur tuneli më i gjatë dhe më i thellë hekurudhor…
By
1 Min Read
Haradinaj: Qeveria partner me të gjithë ndërmarrësit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e “Javës Globale të…
By
2 Min Read
Në janar 2017 themelohet Agjencia e të Hyrave e Kosovës
Ministria e Financave organizoi diskutimin e dytë publik me palët e interesit dhe donatorët për…
By
3 Min Read
Kompania gjermane Lammers vjen në Kosovë, kërkon punëtorë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur në takim biznesmenin Andreas Lammers, i cili njëherësh…
By
2 Min Read
