Haradinaj: Qeveria partner me të gjithë ndërmarrësit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e “Javës Globale të Ndërmarrësisë 2017″. Me këtë rast, kryeministri theksoi rëndësinë që Kosova të ec drejt konsolidimit të shtetit ligjor.

Duke vlerësuar përparimin e ecjes së sipërmarrësve të ndryshëm, kryeministri Haradinaj tha se sot kur Qeveria bashkohet në Javën Globale të Ndërmarrësisë, Kosova po ndjen nevojën të zë trendët e botës. Për këtë, kryeministri ka falënderuar Qendrën Kosovare për Inovacion, që nuk po e lë Kosovën të mbesë mbrapa këtyre zhvillimeve globale.

Njerëzit në Kosovë janë ndërmarrës në shpirt, kanë guxim dhe vizion, por edhe ide, të cilat në shumicën e rasteve gjejnë rrugën për realizim, ka vlerësuar kryeministri Haradinaj.

Duke theksuar rëndësinë e partneritetit për ata të cilët nisin hapat e parë në ndërmarrësi, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria do të jetë më pranë në ecjen e tyre, duke iu gëzuar faktit që tryeza e organizuar po ndodhë nën ombrellën e Qeverisë.

“Ekzekutivi i vendit ka plot mundësi dhe ka plot situata që mundet me qenë me ju. Detyrë jona e përbashkët do të jetë që shpirtin tuaj ndërmarrës, idetë tuaja, mënyrën si ju e keni gjet një nisje, mundësisht të jemi edhe ne me ju, në momentin kur ai është i nevojshëm”, theksoi kryeministri, duke shtuar se ekzekutivi i një vendi të vogël, siç është Kosova, do të duhet të jetë afër secilit në atë ditë të nisjes.

Kryeministri Haradinaj siguroi të gjithë ndërmarrësit se do ta kenë një partner te Qeveria e Republikës së Kosovës, që në nisjen e tyre të jenë dy.

Artikulli paraprakBanda e Napolit/ Kush janë shqiptarët e arrestuar për trafikun e heroinës
Artikulli vijuesIsh-kryespiunët: SHBA në rrezik. Putin po ia hedh Trumpit