Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini ka kërkuar nga Presindeti Hashim Thaçi, që Kosova të përmbush edhe kriterin e fundit për liberalizimin e vizave, atë të miratimit të marrëveshjes për demarkacionit e kufirit me malin e Zi.
Presidenti Thaçi u takua sot me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të takimeve që po zhvillon në Bruksel.
Thaçi, pasi e ka informuar Mogherinin për të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon, ka folur edhe për liberalizimin e vizave.
Shefi i shtetit kosovar, ka thënë se Kosova tani pret një vendim meritor në procesin e liberalizimit të vizave.
Thaçi po ashtu foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se ky proces ka ndikuar pozitivisht në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, përfaqësuesja e Lartë Mogherini u shpreh se Kosova duhet të jetë optimiste për vendimin për liberalizimin e vizave dhe kërkoi që sa më parë të përmbushet edhe kriteri i fundit, ai i miratimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ajo gjithashtu ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të mbeten të përkushtuara për ndërtimin e bashkëpunimit të sinqertë me njëri-tjetrin.
Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz./Telegrafi/
You Might also Like
Ua refuzojnë shtetësinë për shkak se nuk ua dhanë dorën mësueses
Djemtë i treguan zyrtarëve të edukimit se shtrëngimi i duarve me femra jashtë familjes së…
By
Redaksia
1 Min Read
Rrëzohet avioni privat në SHBA, humbin jetën 7 persona
Mësohet se mes 7 personave në avion ndodheshin Trajneri i basketbollit të Illinois State University,…
By
Redaksia
1 Min Read
Një ditë një person jofetarë deshi të më bëjë një provokim
Një ditë një person deshi të më bëjë një provokim, ishte një person jo fetarë.…
By
Redaksia
2 Min Read
S’ka vota për Demarkacionin, çështja mund të kthehet në pikën zero
Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e arritur në fund të gushtit…
By
Redaksia
6 Min Read
Rëndësia e Gjykatës Speciale dhe arrestimet e eprorëve të UÇK-së
Formimi i Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të periudhës 1998 deri 2000 nuk do…
By
Redaksia
7 Min Read
Ministria e Brendshme: 400 efektivë në Lazarat për kapjen e “grupit të zjarrit”
Ministria e Brendshme: 400 efektivë në Lazarat për kapjen e “grupit të zjarrit” Ministria…
By
Redaksia
1 Min Read
