Rrëzohet avioni privat në SHBA, humbin jetën 7 persona

Mësohet se mes 7 personave në avion ndodheshin Trajneri i basketbollit të Illinois State University, disa trajnerë të tjerë dhe lojtarë.
 
 
NEW YORK (AA) -Në Illinois të SHBA-së rrëzohet avioni privat i cili transportonte disa trajnerë dhe sportistë të cilët po ktheheshin nga turneu i basketbollit të Federatës së sporteve të Universitetit Amerikan (NCAA). Në aksident humbën jetën 7 personat që ndodheshin në bord, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së njoftoi se avioni i tipit Cessna 414 pas një kohe të shkurtër pasi u ngrit nga Indianapolis i Illinoisit u rrëzua në afërsi të rajonit Bloomington dhe se hetimi në lidhje me aksidentin është në vazhdim.
 
Ndërsa policia e Bloomington njoftoi se kanë arritur tek rrënojat e avionit dhe se nga aksidenti nuk ka mundur të shpëtojë asnjë person.
 
Mësohet se mes 7 personave në avion ndodheshin Trajneri i basketbollit të Illinois State University, disa trajnerë të tjerë dhe lojtarë.kohaislame
Artikulli paraprakShefi i CIA-s lavdëron marrëveshjen me Iranin
Artikulli vijuesAI: Serbia s’i ka strehuar romët me fondet e BE-së