Mogherini në fillim të marsit do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor

1 Min Read

Mogherini do të vizitojë Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë

Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini nga 1 deri në 4 mars do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Delegacioni i BE-së në Podgoricë, Mogherini do të vizitojë Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë.

Gjatë vizitës së saj në rajon, ajo do të takohet me autoritetet politike, duke përfshirë përfaqësues të qeverisë, partive politike dhe parlamenteve.

Për vizitën e saj, ajo do të informojë ministrat e jashtëm të BE-së në takimin e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë më 6 mars.

TAGGED:
Share This Article