Bitcoin po humb vlerë dhe shumë madje. Dy ditë më parë monedha dixhitale ra poshtë 200 dollarëve në vlerën e 179.13 dollarëve. Vlera e Bitcoin filloi të binte me shpejtësi nga 267 dollar në 224 dollar dhe më pas në 179 dollar sipas Coinbase. Ekspertët thanë se rënia nën vlerën e 250 dollarëve do të ishte mjaft e rrezikshme për ekosistemin e Bitcoin. Teksa monedha dixhitale po humb vlerë, më shumë pronarë kanë filluar tu drejtohen kurseve të këmbimit të ti shitur, dhe pikërisht kjo po bëhet shkak për zhvlerësim të mëtejshëm. Po ashtu edhe kërkuesit e Bitcoin po fillojnë të vuajnë nga kjo. Një kurs këmbimi Bitcoin ka ndalur shërbimin e saj për shkak të rënie së vlerës. Transaksionet nuk mund të operojnë nëse vlera e Bitcoin bie poshtë 200 dollarëve duke qenë se nuk kanë fitim. Bitcoin nuk ndryshon aspak nga monedhat e tjera e cila ka ato ulje ngritjet e vehta. Kjo rënie do të përfundojë një ditë mbase në vlerat e 100 dollarëve për BitCoin tha një ekspert i Coinbase. Ai gjithashtu bëri të ditur se ngjashëm me rëniet më të fundit të BitCoin, edhe kjo do të ketë një impakt negative në entuziazmin e investitorëve dhe bizneseve. Gjatë 2014 një numër kompanish filluan të pranonin blerjet përmes Bitcoin duke legjitimuar në një farë pike monedhën. Vështirë që këto kompani të dorëzohen që në telashet e para që po u shkakton monedha dixhitale. (PCWorld Albanian)
You Might also Like
Microsoft lanson hartën 3D
Microsoft ka sjell në treg produktin më të ri, atë të hartës 3D, duke iu…
By
Redaksia
2 Min Read
iPhone 6C vjen vitin e ardhshëm?
Për një kohë të gjatë tashmë është folur në lidhje me një iPhone të ri…
By
Redaksia
2 Min Read
Tani në Gmail mund të kërkoni sipas madhësisë së e-mailit
Gmail ka zbuluar mënyra të tjera se mund të kërkosh më shpejt dhe më thjesht.…
By
Redaksia
1 Min Read
Vidhen të dhënat e 79 bankave
Një haker i njohur në Twitter si Reckzor, bëri me dije se ai kishte hyrë…
By
Redaksia
1 Min Read
Ligji i ri obligon abuzuesit seksual që të shfaqin statusin e tyre në Facebook
Louisiana ka dekretuar një ligj të ri, sipas të cilit të gjithë abuzuesit seksual dhe…
By
Redaksia
3 Min Read
Superkompjuterët e NSA i njohin sekretet e të gjithëve?
Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës raportohet se rregullisht ka…
By
Redaksia
1 Min Read
