Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar marrëveshje me vendet e BE-së për punësime sezonale të qytetarëve të Kosovës. Hoti ka thënë se për këtë punë është duke u angazhuar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. “Ministri i Punes, z.Abrashi, po punon intenzivisht qe te arrijme marreveshje me vendet e BE-se per punesim te perkohshem te punetoreve tane ne menyre te organizuar”, ka shkruar Hoti. Njoftimi i plotë Sot, ne mbledhjen e pare te Qeverise per 2015, aprovuam Planin e Punes se Qeverise per 2015. Zhvillimi ekonomik ne kete plan pune eshte prioritet, dhe zhvillimi i sektorit privat ne vecanti. Do te punojme shume qe te zbatojme programin ekonomik te premtuar. Ne baza te rregullta do te raportojme per realizimin e premtimeve, sic ishte sot rasti me projekt ligjin per Trepcen, qe e bene ate ndermarrje shteterore. Duhet te kthejme shpresen se ne Kosove mund te jetohet, qe te ndalim ikjen e te rinjve nga Kosova. Ne Ministrine e Financave do te koordinohemi ngushte me kolegen time znj.Bajrami nga Ministria e Tregtise dhe Industrise per te krijuar ambientin e nevojshem per zhvillim te sektorit privat. Do te kerkojme bashkerendim te aktiviteteve me resoret e tjere te Qeverise, sic eshte Ministria e Drejtesise dhe ministrite e tjera, si dhe me gjyqesorin, qe te rritet efikasiteti i trajtimit te lendeve te natyres ekonomike. Do te involvojme komunat qe ato te luajne rol te rendesishem ne plotesimin e kushteve qe kerkohen nga investitoret. Ministri i Punes, z.Abrashi, po punon intenzivisht qe te arrijme marreveshje me vendet e BE-se per punesim te perkohshem te punetoreve tane ne menyre te organizuar.
You Might also Like
Banka e Shqipërisë: Tregu ka tepricë valute
4.6 për qind është mbiçmimi real vjetor i lekut, kundrejt valutave kryesore në muajin shtator,…
By
Redaksia
1 Min Read
EVROPA NDALON PËRDORIMIN E LLAMBAVE TË ZAKONSHME
Në Evropë është vënë në zbatim vendimi për mos përdorimin e ampulave normale. Komisioni i…
By
Redaksia
1 Min Read
Institucionet blejnë naftë më shtrenjtë
Një litër naftë me pakicë në disa prej pompave të karburanteve mund të blihet me…
By
Redaksia
1 Min Read
Java fillon me çmim global të naftës prej 45.44 dollarë për fuçi
Java filloi me një çmim prej 45.44 dollarë për një fuçi, që paraqet një rritje…
By
Redaksia
2 Min Read
Kina në krye?
Kina në krye? Për katër dekada, Kina ka arritur rritje të paparë ekonomike nën një…
By
Redaksia
0 Min Read
Rënie industriale në Eurozonë pas fillimit të vrullshëm
Eurostat raporton se rënia është në përputhje me pritjet dhe se kryesisht është shkaktuar nga…
By
Redaksia
1 Min Read
