Morinë, prangoset 41-vjeçari, kërkohej nga Luksemburgu për vjedhje

Policia e Kukësit ka prangosur sot në pikën e kalimit kufitar Morinë 41-vjeçarin Driton Delilaj nga Kosova, pasi ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e Luksemburgut për akuzën e vjedhjes me armë.

Siç raporton policia, nga shërbimet e policisë kufitare Morinë, në hyrje u bë ndalimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi i të kërkuarit, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë së Luksemburg për veprat penale të “Vjedhje me dhunë dhe vjedhje me thyerje”dhe ”Vjedhje me armë ose e organizuar me thyerje”.

Artikulli paraprakPesë të arrestuar në New York për sulmin me bombë
Artikulli vijuesErdoğan: Asnjë vend i botës nuk është strehë e sigurtë për FETÖ-n