Turqia ka futur mësimet fetare në shkolla

Turqia e ka ndryshuar sistemin e saj shkollor nga ai i vitit të kaluar që ka qenë një periudhë deri në tetëvjeçare me nga tri periudha në të dy katër vjetarët. Sistemi i ri u lejon nxënësve pas periudhës së parë të zgjedhin profilin mësimor që aty hyjnë edhe studimet fetare të cilat kanë qenë të mbyllura sipas vendimit të këshillit popullor të mbrojtjes i lëshuar me datën 28 shkurt 1997.

Sistemi i ri hap dyert për mundësin e mësimeve fetare të përputhura me sistemin tradicional që njihet me termin “ shkollat për Imam dhe Hatib – ligjërues“. U jep mundësin e mësimeve të Kurani Kerimit dhe jetës së Muhamedit s.a.vs., ndërsa ateistët e kundërshtoj këtë ligj me arsyen se familjeve fetare do tu jepet mundësia ti tërheqin fëmijët e tyre e posaçërisht vajzat nga shkollat tjera.
Sipas sistemit të ri mësimet fetare nuk paraqesin domethënien vetëm mësimet e fesë islame, por përmblidhen edhe dy konfeksionet tjera atë të krishterë dhe jahud. Gjithashtu së bashku me mësimet fetare do të mësohet edhe lënda që quhet “ gjuhët e gjalla dhe dialektet“ që përbëjnë gjuhën kurde me dialektet e saja kirmanxhije dhe zaza, pastaj gjuhën edige që është një gjuhë cerkeze dhe gjuhën Abharije që i përket gjuhëve të Kaukazit veriperëndimor./mesazhi/Sh.Hulaj./kohaislame

Artikulli paraprakRefugjatët sirianë "s'e duan" Brahimin
Artikulli vijuesSkandali në Austri: Sterilizimi i dhunshëm i femrave të paafta