Mos i besoni BDI-së për protesta, sepse dikush don incident ndëretnik e ndërfetar!

(Ata qe nuk protestuan MONSTRëN, SOPOTIN, KUMANOVëN, RADISHANIN, VRASJET E KOMANDANTëVE, RRAHJEN E NXëNëSVE, STEMëN, STATUSIN E USHTARëVE, FLAMURIN, GJUHëN… , nuk mund të prtestojnë as për Kryqin, ose nese eventualisht e bejne, atehere kane qellime te erreta per ndonje skenare eventualisht te pergatitur mire, sic kane ndodhur deri tani)

Te dashur dhe shumerespektuar qytetarë,

Nëse doni ta pengoni vënien e kryqit gjigand, adresa është BDI. Provoni te protestoni para dyerve të selisë së BDI-së (në Shkup, Zajaz e Recicë të vogël) dhe ju sigurojë se kryqi ndërpritet menjëherë.  BDI_ja se pjese e qeverise eshte fajtore kryesore per venien e kryqit, askush tjeter. Mos bini pre e mashtrimeve dhe klithjeve qyqare te tipit: “kemi mekanizma” per te “rrenuar” kryqin. BDI kishte mekanizmin ligjor per ta penguar edhe idene e promovuar, por asnjehere s’e beri nje gje te tille.

E ruajten kete pune pak para zgjedhjeve qe te cojne pluhur dhe te fitojne pika politike. Eshte film dhe skenar i pare dhe lehte i lexueshem…
Nuk ka shance që vendimi për kryqin të jetë marrë pa pëlqimin e BDI-së. Nëse është marrë edhe më keq. Dmth askush për asgjë në qeveri, s’e pyet BDI-në.
Nuk mund të organizoje protesta BDI-ja, parti kjo që asnjëherë nuk protestoi dhe nuk e ngriti zëri për MONSTRëN, SOPOTIN, KUMANOVëN, RADISHANIN, VRASJET E KOMANDANTëVE, RRAHJEN E NXëNëSVE, STEMëN, STATUSIN E USHTARëVE, FLAMURIN, GJUHëN…
Cdo ftesë dhe thirrje për të protestuar te vendi i vënies së gurthemelit, është përpjekje për të krijuar incident ndëretnik, bile duke i dhënë ngjyrim fetar. Këtë e don BDI-ja dhe VMRO-ja. Mos u bëni pjesë e skenarit të BDI-së.

Artikulli paraprakRamadani: Të mos gënjëjnë BDI-VMRO, ata në Butel po festojnë
Artikulli vijuesARTAN GRUBI SËRISH PROVOKON SI PËR KISHËN NË KALA