MOS LICENCIMI I TREPÇËS PO SHKAKTON DËME TË PARIPARUESHME

 
Mbi 5 milionë euro janë dëmet që i janë shkaktuar buxhetit të Kosovës, pas ndërprerjes së prodhimit në minierat e Trepçës.
 
Mbi 5 milionë euro janë dëmet që i janë shkaktuar buxhetit të Kosovës, pas ndërprerjes së prodhimit në minierat e Trepçës, të cilat kanë ndalur veprimtarinë në mungesë të licencimit. Drejtuesit e këtij kombinati thonë se këto dëme mund të jenë edhe më të mëdha në rast se institucionet e vendit nuk e zgjidhin këtë problem sa më shpejt.
 
I tërë kompleksi i minierave të Trepçës është duke u përballur me dëme të pariparueshme në pamundësi për të prodhuar si pasojë e mungesës e licencës, për ushtrim të veprimtarisë që nga 24 janari i këtij viti.
 
Drejtori i përgjithshëm i këtij kombinati, Ahmet Tmava , thotë se që nga koha kur ka skaduar licenca për eksploatim, Trepça i ka shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës mbi 5 milionë euro, dëme këto që mund të jenë më të mëdha në rast se institucionet e vendit nuk e zgjidhin këtë problem sa më shpejt.
 
 
“Humbjet janë të pariparueshme, Trepça po vjen në një situatë të rëndë financiare, kjo kohë kaq e gjatë ka një çmim shumë të lart, sepse përveç mungesës së prodhimit vet mirëmbajta dhe shpenzimet të cilat pasoj pa prodhim janë të ati niveli që na sjellin probleme të shumta”, tha ai.
 
Tmava thotë se kjo gjendje mund t’i vërë në pikëpyetje edhe pagat e punëtorëve.
 
“ Për shkak të mos krijimit të hyrave edhe me furnitorë edhe me obligime të tjera, por edhe për mirëmbajtjen e minierës dhe pagat e punëtorëve, po vijmë në një situatë tejet të rëndë”, tha ai.
 
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Jahir Gashi thotë se rreptësisht ndalohet veprimtaria e ndërmarrjeve pa licencë, në këtë rast edhe të minierës së Trepçës, mirëpo nuk mund t’i ndalojnë veprimtarinë pasi do të bëhej përmbytje në minierat e Trepçës nëse do t`u mbyllet veprimtaria.
 
“ Mungesa e licencës nënkupton aktivitet minerare, që nënkupton edhe prodhimin. Rreziqet janë të përhershme atëherë kur ndërpritet aktiviteti minerar”, tha ai.
 
I gjithë ky problem për mos licencimin e kompleksit të minierave të Trepçës, po vazhdon të jetë si pasojë e mosekzistimit të kuorumit të Bordit KPMM-së./rtk
Artikulli paraprakVetitë antibakteriale që ka piperi i zi
Artikulli vijuesPër të pasur një stomak të shëndetshëm