Uria rrezikon 1.5 milion sirian

Drejtoresha e programit ushqimor botëror thotë që numri i sirianëve që janë të rrezikuar nga mungesa e bukës arrin në 1.5 milion veta. Këtë e vërteton rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri pasi dje janë vrarë 127 veta nga forcat e qeveris shumica e tyre në Halep dhe Damask dhe në rrethinat e tyre dhe në Hums.

Ethrin Kazin bënë të qartë se numri i sirianëve që kanë nevojë për ushqim është pesë herë më i madh se në pak muajt e kaluar më parë. Ajo bënë me dije se programi i ushqimit botëror nuk po mund të u ndihmoj të gjithë nevojtarëve për ushqim.
Përfaqësuesja shtetërore bënë të qartë se programi për ndihmë ushqimore ka nevojë për 6 milion dollar për të përballur krizën ushqimore në Siri dhe bën thirrje kombeve të bashkuara të ndihmojnë në dalje nga kjo krizë.
Gjatë kësaj situate rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri bën të ditur se dje të hënën ndër të vrarë ka pasur edhe 12 fëmijë dhe 9 gra duke bërë të qartë se janë të vrarë 43 veta në Halep dhe 42 në Damask dhe rrethinë. Ndërsa nga 14 veta janë të vrarë në Hums dhe Dira dhe të vrarë të tjerë në vende tjera./mesazhi/Sh.Hulaj/kohaislame

Artikulli paraprakDell shfaq serinë e re S të monitorëve
Artikulli vijuesEnis Presheva lë muzikën