Moskë: Në mungesë të xhamive, myslimanët pritet të falen në parqe

0
130

Autoritetet e Moskës janë duke shqyrtuar planin për funksionimin e rreth njëqind vendeve për falje në parqet e qytetit, me çka do të zgjidhet problemi i mungesës së xhamive

Fluksi masiv i emigrantëve nga vendet islamike ka çuar në një situatë ku të gjitha xhamitë e qytetit mbushen, e besimtarët falen edhe në oborret e xhamive.
Plani i propozuar për ndërtimin e vendeve për falje duhet të jetë një zgjidhje e përkohshme në qytin me mbi 12 milion banorë, i cili ka vetëm katër xhami, një prej të cilave është mbyllur për rinovim.
“Duhet ta shikojmë Londrën, e cila ka qindra xhami për 8.3 milion banorë, Pekinin 70 xhami për 17 milion banorë dhe New Yorkun 140 xhami për 8.5 milion banorë”, thotë Tigran Arutunyan, promotori kryesor i këtij projekti.
Sipas planit, në parqe duhet të krijohen vende të veçantë për lutje, të cilat do të jenë në dispozicion për besimtarët, e njëkohësisht larg vendbanimeve. Është sugjeruar që këto instalime të jenë të lëvizshme, dhe të vihen në funksion vetëm në kohën e lutjeve.
Gjatë festave të mëdha fetare, këto vende duhet të jenë të pajisura me ekrane të mëdha, përmes të cilëve besimtarët do të kenë qasje me xhaminë kryesore të Moskës.
Njëri prej zyrtarëve të lartë të Bashkësisë Islame të Rusisë thotë se ata janë informuar për këtë plan dhe se e kanë rishikuar.
Yelena Tkach, zyrtare e njëres prej bashkësive lokale të Moskës, kundërshton këtë ide, duke pretenduar se parqet e qytetit duhet të përdoren për rekreacion, e jo për shërbime fetare.
Mungesa e xhamive në Moskë është vërejtur gjatë festimit të Bajramit, kur 160 mijë njerëz janë mblodhur për të festuar festën e Bajramit, ndërsa qeveria është dashur t’ju siguroj atyre hapësirë në disa parqe dhe stadiume.
Vitin e kaluar, politikanët, udhëheqësit fetarë dhe aktivistët e të drejtave fetare kanë diskutuar mbi planin e propozuar për të ndërtuar më shumë xhami në Moskë /islamgjakova/kohaislame