Në lagjen “Bregu i djegur” në Gjilan një person me të meta mendore ka plagosur me thikë një vajzë 11-vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe Policia e Kosovës, me ç’rast në ballafaqim me të njëri nga policët është qëlluar me thikë, shkruan sot Koha Ditore.
Polici tjetër, Fidan Kurtalani, i cili edhe ai pohohet të ketë qenë cak i sulmit, në vetëmbrojtje ka shtënë me armë zjarri duke lënë të vdekur 36-vjeçarin Besim Ramadani.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se polici ka qenë i detyruar të përdorte armën zyrtare si zgjidhje e fundit për të shpëtuar jetën.
Pas plagëve të marra, polici Kurtalani është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Hashani ka bërë të ditur se edhe vajza e mitur e moshës rreth njëmbëdhjetëvjeçare është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Gjilan, e pastaj për shkak të natyrës së plagëve është dërguar në QKUK.