Pamjet horror: Shpërthim kamikaz në Stamboll

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

https://www.youtube.com/watch?v=ruKZ5UBM680

Një shpërthim i fuqishëm tronditi lagjen historike Sulltanahmet në Stamboll.

Shpërthimi mendohet të ketë shkaktuar të paktën 10 të vdekur e 15 të plagosur, dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një kamikaz.

Policia turke ka vendosur perimetrin e sigurisë ku ndodhen edhe Xhamia Blu dhe Pallati Topkapi. Mes të përfshirëve në shpërthim ka edhe turistë.

Ndërkaq, një hotel është përfshirë nga flakët në një tjetër lagje të Stambollit, në Maltepe. Sipas disa dëshmive të dhëna nga mediat turke, ka persona të bllokuar brenda hotelit.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu është duke mbajtur një takim emergjence për të menaxhuar situatën pas shpërthimit.

 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Artikulli paraprakXhamitë franceze hapin dyert për “çaj dhe bisedë”
Artikulli vijuesTrazirat anti-refugjatë: A po del situata jashtë kontrolli?