Motor punim dore

Rafik Kaissi e ka sjell një motor të rrallë. Ky punëtor nga Teksasi i SHBA’ve e ka ndërtuar me duart e tij motorin e quajtur RK Bearing, me të cilin mund të kryeni shumë punë.

Rafik Kaissi është një punëtor nga Teksasi, me bazë në Round Rock, në Veri të Austin të SHBA’ve, i famshëm për realizimet e tij të jashtëzakonshme.

Nuk është e rastësishme që Kaissi preferon ta definojë aktivitetin e tij si një inxhinier konceptual, pasi ajo që bën ai është vërtetë e pabesueshme.

Ky definicion është korrekt, duke e pasur parasysh se motorët që bën ai janë më konceptualë sesa ata realë, edhe për faktin se Kaissi arrin t’i realizojë këto ‘produkte’ përmes aftësive teknike, vërtetë të pazakonshme.

RK Concepts ka sjell krijimin e fundit RK Bearing në ‘Essen Motor Show 2013’. Bëhet fjalë për një motor të dizajnuar në mënyrë fantastike.

Bearing është ndërtuar duke e siguruar një kornizë rrethore, të diametrit 26 inç (si rrota). Në praktikë, ajo është bërë nga dy unaza çeliku, në të cilat janë futur rrotat.

Unazë e brendshme është siguruar që ta mbështesë motorin, rezervarin dhe ndihmësin e karburantin, kurse unaza e jashme është e shtrënguar fort në pjesën e përparme dhe në amotrizatorin Ohlins, e instaluar në krye. Ajo që e bën të veçantë këtë motor është se ai i tëri është ndërtuar me duar./lajmi/kohaislame

Artikulli paraprakTelevizor 3D pa syze
Artikulli vijuesTani edhe me unazë të mençur