Samsung Galaxy S III debuton në Evropë

0
146

Prodhuesi më i madh në botë i telefonave mobil, Samsung, ka thënë se gjenerata e tretë e telefonit të linjës Galaxy, ka filluar të shitet në 28 shtetet e Evroëps dhe Lindjes së Mesme, një rrjet i madh ky i shpërndarjes dhe shitjes së telefonit, me të cilin Samsung shpreson ta tejkalojë rivalin e saj kryesor, iPhone të Apple.

Samsung Galaxy S III tashmë ka filluar të shitet në 28 shtetet e Evropës dhe vendet tjera të Lindjës së Mesme. 

Sipas firmës së hulumtimeve, Strategy Analytics, në tre muajt e parë të këtij viti Samsung për të parën herë e ka tejkaluar kompaninë Apple. 

Kompania me bazë në Korenë e Jugut, ka arritur të shesë 44.5 milionë telefona të mençur mobil për periudhën janar-mars, krahasuar me Apple e cila ka shitur 35.1 milionë iPhone, për të njëjtën periudhë. / Telegrafi / kohaislame /