Ministria e Jashtme palestineze ka dënuar miratimin e planit të Bashkisë së Jerusalemit për ndërtimin e 450 vendbanimeve të reja për kolonët hebrenjë, raporton AA.
Në një deklaratë me shkrim të ministrisë thuhet se nuk ka as edhe një ditë të vetme ku Izraeli nuk miraton ndërtimin e njësive të reja të vendbanimeve apo që nuk zbaton programe të ndërtimeve të vendbanimeve të miratuara më parë.
Përderisa dënohet miratimi i ndërtimit të 450 vendbanimeve të reja të Bashkisë së Jerusalemit për vendbanimet hebreje Gilo në deklaratë thuhet se “Ne do të vazhdojmë aktivitetet e koordimit politik, diplomatik me qëllim që vendet vëllazërore arabe, vendet mike në botë dhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së të marrin një vendim për ndalimin e planeve që Izraeli ka miratuar më parë për njësitë e vendbanimeve”.
Gjithashtu në deklaratën e Ministrisë së Jashtme palestineze kërkohet që komuniteti ndërkombëtar të mos mjaftohet duke e dënuar dhe të prishë heshtjen përballë përpjekjeve të ndërtimit të vendbanimeve të cilat minojnë mundësinë e zgjidhjes me dy shtete.
Bëhet e ditur se qeveria e Benjamin Netanyahut në kohët e fundit ka përshpejtuar ndërtimin e vendbanimeve të kolonëve hebrenjë në Bregun Perëndimor e cila është edhe një prej shkaqeve për pezullimin e bisedimeve të paqes midis Izraelit dhe Palestinës në vitin 2014.