Kinë, aborti i detyruar trondit vendin

0
152

Fotot e një fetusi që nëna e tij u detyrua të abortonte kur ishte shtatë muajshe shtatzanë kanë tronditur mbarë Kinën.

Feng Jiamei, nga krahina e Shaanxit, u detyrua t’i nënshtrohej procedurës së heqjes së fëmijës në tremujorin e fundit të shtatzanisë.

Një fëmijë shtatë muajsh mund të jetojë nëse i ofrohet ndihmë e specializuar mjekësore dhe sipas nënës, fëmija ishte i gjallë kur u krye aborti, por u la të vdiste.

Ajo nuk mund të kishte një fëmijë të dytë pasi nuk ishte në gjendje të paguante për të. Në Kinë, vetëm një fëmijë është i lejuar me ligj ose dy, nëse paguhet një taksë e rëndë. Një fëmijë i tretë, përjashto lindjet e binjakëve, trinjakëve apo më shumë fëmijëve ndalohet kategorikisht.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, politika shtetërore për frenimin e rritjes demografie bie ndesh me parimet më humane, ndërsa shumë gra janë detyruar të kryejnë dështime kundër dëshirës.

”Historia e Feng Jiameit tregon se si politika e lejimit të vetëm një fëmije vazhdon të sanksionojë dhunën ndaj grave në çdo ditë të jetës së tyre”, deklaroi Chai Ling, një aktivist kinez me banim në SHBA.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit të Feng, ata ndodheshin në shtëpi kur një trupë policore ia behu në derë, mori me forcë gruan dhe e dërgoi në një spital, ku i hoqën fëmijën kundër vullnetit, pavarësisht se periudha për një abort të ligjshëm, gjithashtu të parrezikshëm për shëndetin, kishte kaluar.

Fotot amatore të marra gjatë ndërhyrjes u publikuan në disa rrjete sociale, ndërsa imazhi i fetusit të plotë të lënë të vdiste ishte një prej më tronditësve ndonjëherë.

Në bazë të ligjit shqiptar, i adoptuar në shumicën e vendeve perëndimore, një nënë mund të kryejë abord deri në përfundim të muajit të tretë të shtatzanisë, periudha kur siç është vendosur me kartën e Helsinkit të vitit 1975, embrioni kalon në fetus dhe nis të konsiderohet një qënie njerëzore./tch/kohaislame