MPJ porosit 54 mijë litra naftë

0
170
Ministria e Punëve të Jashtme, e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk merret me tregti me naftë e derivate të saj. Por, pavarësisht kësaj kjo ministri e ka në plan bërjen e një pazari goxha të madh me arin e zi.

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për kontratë, të cilin e posedon Gazeta Fjala, kërkon të blejë 54,000 litra naftë, 1,800 litra benzinë e që është edhe më e çuditshmja varësit e Thaçit kanë kërkuar 3,600 litra ujë për xhama të automjeteve.
 
E gjithë kjo sasi Ministrisë së Punëve të Jashtme i duhet për një afat kohorë prej vetëm një viti. Ndërsa kontrata me operatorin do të bëhet për tri vitet e ardhshme. Në njoftimin për kontratë janë specifikuar edhe kushte tjera duke përfshirë çmimin e afatet kohore.
 
Cilado kompani që do të fitoj tenderin për furnizim, sipas kërkesës së MPJ-së duhet të fillojë furnizimin me derivate nga muaji prill i këtij viti deri në prill të vitit 2018.
 
Ndërkaq, për të fituar këtë tender, kompania duhet të dëshmojë se në tri vitet e fundit ka pasur qarkullim 100 mijë euro.
 
Aktualisht Ministria e Punëve të Jashtme për të gjithë stafin ka në dispozicion vetëm 17 vetura, ku vetëm 7 nga to kanë të instaluar GPS-in, /kohaislame