Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se pas rënies së Shtetit Osman janë mbyllur të gjihtë institucionet fetare në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i 9-të Islamik i Euroazisë me temë “Islami në Euroazi: Bashkim, Solidraitet dhe Perspektiva e ardhmes kundër abuzimit fetar” e cila organizohet nën kujdesin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, vazhdoi sot me seancën e ditës së dytë.
Muftiu i Kosovës, Tërnava, tha se pas rënies së Shtetit Osman janë mbyllur të gjitha institucionet fetare në Ballkan.
Ai tha se si rezultat i luftës së bërë kanë filluar të rihapen këto shkolla. “Numri i shkollave tona dalëngadalë është duke u rritur. Duhet të bëjmë diçka për të ardhmen dhe për të forcuar të ardhmen tonë. Turqia duhet të fokusohet edhe më shumë në Ballkan. Çdo vit duhet të dërgohen fëmijët tanë në shkollat në Turqi. Por, nuk mund të marrim mbështetje nga buxheti i shtetit. Prandaj është rëndë ti edukojmë fëmijët tanë. Në këtë aspekt ndihma e Turqisë është shumë e rëndësishme”, tha Tërnava.
Nga ana tjetër kryetari i Këshillit të Lartë të Muslimanëve në Bullgari, Vedat Sabri Ahmed, tha se në vendin e tij jetojnë rreth 1.5 milionë muslimanë.