Funerali i boksierit të ndjerë, Muhammad Ali, do të zhvillohet me rite tradicionale myslimane.
Një zëdhënës i familjes së tij ka thënë se shërbesa përkujtimore do të mbahet më 9 qershor në Luizvill të Kentakit, ndërsa varrimi një ditë më vonë. Legjenda e boksit, Muhammad Ali, është konvertuar në Islam në vitet 1960.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit më 10 qershor do të jenë përfaqësues të Islamit, Judaizmit, Krishterimit, Budizmit, Mormonizmit dhe Katolicizmit.
Në mesin e folësve do të jenë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.
Muhammad Ali ndërroi jetë ditën e shtunë në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.