MUHAMED MURSI-kryetari i ri i Egjiptit, jeta e tij në pak rreshta

Muhamed Mursi (i lindur më 20 gusht 1951 në fshatin Adve te Provincës Lindore) është presidenti i pestë i Republikës Arabe të Egjiptit. Ixhinier profesor dhe ish kryetar i partisë për Liri dhe Drejtësi dhe këshilltar i mëparshëm i Zyrës së Vëllazërisë Myslimane dhe lidershipit politik i grupit.

Shërbeu si Kryetar i Departamentit të Shkencave Materiale, Fakulteti i Inxhinierisë, Univversiteti Zagazig, gjithashtu ai ka dhënë mësim në disa universitete në Kaliforni.
Rrjeth nga një familje e varfër dhe shumë e thjesht. Babai i tij ishte bujk kurse nëna amvise. Ishte fëmija i parë i tyre. Ka edhe tre vëllezër dhe dy motra. Ishte nxënës i dalluar deri në fund të shkollës së mesme për tu transferuar në Kajro që të vazhdonte studimet universitare. Pas universitetit shërbeu në ushtri (1975-1976) si ushtar i armëve kimike. Në vitin 1978 u martua dhe Allahu i dha pesë fëmije (një vajzë e katër djem).
Kreu fakultetin në universitetin e Kajros (1975) me notën më të lartë për tu zgjedhur nxënësi më i dalluar.
Më 1978 kreu masterin në inxhinierinë metalurgjike. Në këtë vit mori bursë nga profesori Kruger në Universitetin e Kalifornisë së jugut. Në këtë Universitet kreu edhe një master tjetër dhe pastaj doktoratën me temën mbrojtja e motorëve të bartësve kozmike.
Punoi asistent në Universitetin e Kalifornisë jugore-fakulteti i inixhinierisë, gjithashtu punoi edhe në Universitetin e Kalifornisë.
Kishte dhënë mësim në Universitetin Zakazik, në atë Fatih të Tripolit-Libi, në universitetin e Los Anxhelosit dhe atë të Kajros. Ka shumë studime që flasin rreth “Trajtimit të sipërfaqes metalike të tokës”
Në viti 1977 ju bashkua lëvizjes politike në Egjipt “Vëllezërit musliman” për tu bërë anëtarë i rregullt në vitin 1979. Punoi për këtë levizje si pjesëtar i udhëheqjes politike që prej formimit zurtar të saj në vitin 1992.
Në zgjedhjet e vitit 2005 për parlamentin popullor fitoi bindshëm karshi kandidatit tjetër rival por nuk u pranuan ato zgjedhje për tu përsëritur në interes të kundërkandidatit të tij.
Dr. Muhamed Mursi ishte anëtar themelues i Komitetit egjiptian për rezistencë ndaj projektit sionist.
Pas mbledhjes së këshillit të “vëllezërve musliman” më 30 Prill 2011 Dr. Mursi zgjidhet kryetar i partisë për Liri dhe Drejtësi.

Ai ishte burgosur disa herë nga regjimi i kaluar i Mubarakut. Ne vitin 2006 qëndroi gjashtë muaj në burg. Në vitin 2011 ai bashkë me 34 shokë të tij u burgosën për tu penguar përhapja e protestave nëpër Egjipt.
Pas largimit të policis nga burgu dhe hapjes së dyerve nga ana e popullit, Dr. Mursi refuzoi të largohej nga qelia e tij derisa thirri organin gjyqësor dhe mediat për të kërkuar prej tyre shkakun e burgimit dhe pasi nuk kishte asnjë shkak ai doli nga burgu.
Pra gjatë rënies së regjimit të Mubarakut Muhamed Mursi ishte në burgjet e tij.

Pas një lufte të madhe mes tij dhe kundërkandidatit dhe ish-kryeministrit të regjimit të Mubarekut Ahmed Sheuki i cili ndihmohej nga të gjithë laikët dhe munafikët Dr. Muhamed Mursi arriti të marrë votat e duhura për president të Egjiptit. Ai fitoi me rreth 52 % të votave. Me të marrë këtë post dha dorëheqje nga udhëheqja e partisë për Liri dhe Drejtësi.

Lus Allahun që ta ndihmoj presidentin e ri sepse e presin sfida të mëdha, aq më tepër pas rrëmujës së krijuar nga ish-diktatori Husni Mubaraku.

Përshtati:
Lulzim Susuri/Ehlihadithi/kohaislame


Artikulli paraprakMësime nga jeta e Muhammed Aliut
Artikulli vijuesRriqrat kërcënojnë, 3 të vdekur e 1600 të piskuar