“ 3 pyetje nga Mensur Krasniqi”, kështu quhet intervista të cilën do ta publikojë Almakos çdo të hëne dhe të enjte, me ç’rast do të trajtohen tema me karakter të ndryshëm si nga jeta politike, sociale, kulturore, ekonomike etj.
Ndërsa për fillim të kësaj sezone kemi përzgjedhur gazetarin e njohur Muhamed Zekirin. Në vazhdim Almakos u’a sjell qëndrimet e tij lidhur me faljen publike ndaj shqiptarëve pse dhe si ka ndihmuar BDI-në?., arsyet e dështimit të takimit të liderëve partiak në Vjenë, si dhe mungesën e një gjuhe të përbashkët për bashkimin e frontit opozitar kundrejt regjimit VMRO-BDI.
Almakos: Çka i mungon partive opozitare shqiptare që të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe definitivisht të dalin në zgjedhje të bashkuar?
Muhamed Zekiri- Partive opozitare ju mungon të tejkalojnë vetveten . Në fakt tani më është e qartë se vetëm një parti politike është duke penguar bashkëpunimin e plotë të opozitës ajo është LR PDSH-ja e Ziadin Selës pasiqë vetëm ajo nuk nënshkroi deklaratën me partitë tjera opozitare. Sidoqoftë nuk është vonë që të gjithë ata të kapërcejnë vetveten suetat dhe kryelartësinë dhe të ulen bashkë në tavolinë dhe në fund ti shohim bashkë në një bllok kundrejt BDI-së dhe PDSH-së. Pasiqë vetëm në këtë mënyrë shqiptarët në Maqedoni mund të shohin shpresë se gjërat do ndryshojnë nga e mira.
|
|