Trump: Rusia e shkeli armëpushimin dhe nuk ka respekt për Obamën

Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, tha se Rusia “e ka shkelur marrëveshjen” me Shtetet e Bashkuara për ripërtritje të armëpushimit në Siri, pasi Moska nuk ka respekt për liderët demokratikë të Shteteve të Bashkuara.

“Rusia e ka thyer marrëveshjen dhe tash ata po gjuajnë, ata po bombardojnë”, tha Trump mbrëmë vonë gjatë fushatës në Arizonë, dhe ka shtuar se “kjo duhet të ndalet dhe të ndalet shpejt, pasi kjo është shumë pikëlluese”.

Derisa për të parën herë i ka kritikuar aksionet e Rusisë në Siri, zoti Trump tha se shkelja e armëpushimit nga Moska tregon se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “nuk ka respekt” për presidentin amerikan, Barack Obama, ose për kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton.

“Ata nuk kanë respekt për lidershipin tonë”, tha Trump. Zgjedhjet presidenciale ameikane mbahen më 8 nëntor.

Artikulli paraprakBiseda që mund ta çojë në burg Zenun Pajazitin
Artikulli vijuesVisar Ymeri: Nehat Thaçi po mbahet si rob lufte në Serbi