Autoritetet meksikane zbulojnë tunelin e drogës

Policia meksikane ka zbuluar një tunel të gjatë 800 metër që është shfrytëzuar për të kontrabanduar drogë në qytetin amerikan të San Diegos.

Sipas autoriteteve në Meksikë, tuneli e ka hyrjen në qytetin meksikan të Tijuanas, besohet se i përket bandës së të shumëkërkuarit Joaquin Guzman, i cili u arratis kohë më parë nga një burg i sigurisë së lartë.

Gjatë operacionit janë ndaluar 16 të dyshuar dhe janë sekuestruar 10 tonë marijuanë. Policia bën të ditur se tuneli ka një thellësi prej 10 metra. Sipas BBC-së, gjatë aksionit nuk ka patur të shtëna me armë pasi të dyshuarit janë dorëzuar menjëherë.

“Ky tunel është i sofistikuar me drita, ventilim dhe masa mbrojtëse për të parandaluar shembjen”, shprehen autoritetet meksikane. Dihet se pre vitesh, kartelet meksikane kontrabandojnë drogë drejt SHBA-ve duke shfrytëzuar tunele të nëndheshme.

 

Artikulli paraprakTre të vrarë në një universitet në SHBA
Artikulli vijuesBisedime të reja mes Gjeorgjisë dhe Rusisë