Qoftë duke u brengosur për punët që keni apo duke shikuar TV shpesh bëjmë pak ore gjumë.
Mirëpo vetëm një javë me mungesë të gjumit dhe pushimit të nevojshëm mund të shkaktoj rritje të kolesterolit dhe të shkaktoj dëme në zemër.
Gjenet të cilat rregullojnë qarkullimin e kolesterolit në gjak janë më pak aktive tek personat e dërmuar me pak gjumë se sa tek ata që kanë bërë një natë të mirë gjumi.
Kolesterol janë yndyrat të cilat prodhohen në mëlçi dhe gjenden në gjak, e që janë esenciale për funksionimin e organizmit.
Ekzistojnë dy lloje të kolesterolit: me densitet të lartë të lipoproteinave që mund të cilësohet si kolesteroli “i mirë” dhe me densitet të ulët të këtyre proteinave, kolesteroli “i keq”. Ky i fundit shkakton dëme tek muret e arterieve duke i forcuar ato, ne anën tjetër kolesteroli “i mirë” largon atë nga arteriet duke e zhvendosur në inde.
Një grup nga Universiteti i Helsinkit kanë zhvilluar një studim në popullatën gjeneral si dhe në laborator sa i përket lidhjes në mes të gjumit dhe sëmundjeve të lartpërmendura.
Të dhënat e këtij studimi tregojnë që personat të cilët kanë sulme dhe probleme me zemrën, janë ata që u mungojnë tetë orët e rekomanduara të gjumit. Mjafton vetëm një jave pa gjumin e nevojshëm që të ndryshoj metabolizmin e trupit dhe sistemin imunitar, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.