Murat Jashari: Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin e luftës

Historia e familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, rezistenca dhe sakrifica e saj, liria e arritur dhe dëshpërimi me situatën në të cilën gjendet sot Kosova, janë elaboruar në detaje nga Murat Jashari, përfaqësues i familjes Jashari nga Prekazi, në emisionin “Press-ing” të KTV-së.

Në një intervistë të gjatë, Murat Jashari ka folur edhe për idenë e bashkimit kombëtar, si dhe për çështjen nëse ai do të kandidonte për president të Republikës së Kosovës.
Murat Jashari ka shpjeguar kronologjikisht historinë e familjes deri në ditën e rezistencës së Adem dhe Hamëz Jasharit, në mars të vitit 1998, dhe rënies së 20 anëtarëve të familjes, bashkë me dhjetëra bashkëfshatarë dhe mysafirë, ndërsa ka folur edhe për rrugëtimin e tij personal gjatë viteve të luftës për liri dhe pas çlirimit, shkruan Koha.
Duke folur për liderët e sotëm të Kosovës, Murat Jashari është shprehur kritik për mungesën e progresit në ndërtimin e shtetit të lirë dhe demokratik, ndërsa ka thënë se udhëheqja e vendit do të duhej të rinovohej, meqë në botën demokratike liderët ndërrohen për të çuar vendin përpara.
“Udhëheqësit e Kosovës nuk duhet ta bëjnë gabimin e udhëheqësve të Shqipërisë”, thotë Murat Jashari, duke aluduar në mungesën e ndërrimeve të liderëve në partitë politike shqiptare. Ai po ashtu ka thënë se sot në Kosovë askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin e luftës. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakDaçiq vendosë prioritetet: Evropa dhe Kosova
Artikulli vijuesLondrën e 'pushtojnë" superveturat e pasanikëve arab