Murgu budist e quajti “kurvë” zyrtaren e OKB’së që kërkon të drejta për myslimanët në Burma

Shefi për të drejtat e njeriut në OKB i ka bërë thirrje Mianmarit që të dënojë një murg budist, i cili e quajti të dërguarën speciale të OKB “kurvë” dhe “prostitutë”.

Sipas BBC, shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Ra’ad al Hussein tha se komentet e Ashin Wirathu nxitin urrejtje.

Murgu sulmoi të dërguarën e OKB, Tanghee Lee, nga Koreja e Jugut, e cila ndodhet në vend për të trajtuar çështjen e vështirësive të pakicës myslimane.

Wirathu ka kaluar më shumë se një dekadë në burg pasi ka nxitur dhunë anti- myslimane.

Murgu është lideri i lëvizjes 969, që thotë se Mianmari (Burma) duhet të jetë një vend budist. Lëvizja bën thirrje për kufizime dhe bojkot ndaj myslimanëve.

Që prej vitit 2011, kur përfundoi edhe sundimi ushtarak në vend, nacionalizmi budist në vend është ringjallur fuqishëm.

Nga dhuna e budistëve ndaj myslimanëve ka pasur qindra të vdekur dhe qindra mijëra të zhvendosur nga vendi. 

Artikulli paraprakMicrosoft prezanton shfletuesin e tij të ri, Spartan
Artikulli vijuesFranca pranon se 'qindra' ish-ushtarë po i bashkohen ISIS'it