Mursi, Erdogan, Emiri i Katarit dhe Mishaal po analizojnë ngjarjet në Gaza

Ministrat e jashtëm të shteteve arabe, janë mbledhur në një takim urgjent në përballje të agresionit Izraelit.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taib Erdogan ka arritur sot të shtunën në Egjipt, në një vizitë me qëllim të lidhjeve edhe më të forta mes këtyre dy vendeve, mirëpo agresioni ndaj Gazës ka detyruar Kairon dhe Ankaran të ndërmarrin vendime të forta ndaj Izraelit, ku me këtë rast Erdogani do ta takoj presidentin Egjiptian Muhamed Mursi.
Të shtunën në Kairo, ka arritur edhe Emiri i Katarit, Shejh Hamid bin Halife AlThani, me delegacionin e nivelit të lartë të Katarit.
Burimet në aeroportin e Kairos bëjnë të ditur se Emiri i Katarit së bashku me Mursin, Erdoganin, Halid Mishaalin dhe kryesuesin e delegacionit të lëvizjes Fatah, Nebil Sheath, do të analizojnë ngjarjet e fundit në Gaza dhe agresionin Izraelit.
/mszh/Sh.Hulaj/kohaislame

Artikulli paraprakSi mund të riktheni porositë me zë të fshira nga iPhone
Artikulli vijuesProtesta kundër operacioneve ushtarake izraelite ndaj Rripit të Gazës