MUSA ADEMI ËSHTË SHPALLUR FAJTOR PËR NXITJE TË TË RINJVE PËR TË SHKUAR NË LUFTË NË SIRI. AI ËSHTË DËNUAR NGA GJYKATA THEMELORE NË FERIZAJ ME PESË VITI BURGIM.
Ai akuzohej për shkak të veprës penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,
“I pandehuri M.A në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale akuzohet se ka kryer veprën penale rekrutimi për terrorizëm, se duke filluar nga gushti i vitit 2013 në Kosovë, vazhdimisht u ka bërë thirrje personave të tjerë për pjesëmarrje në aktivitetet e organizatës së quajtur ISIS, në atë mënyrë që ka bërë propagandë intensive, verbale, si dhe përmes mediave sociale, përmes të cilave ka dërguar informata dhe fotografi lidhur me aktivitet terroriste të kësaj organizate, e njëkohësisht prej burimeve të ndryshme ka siguruar fonde të ndryshme materiale duke blerë biletat e aeroplanit te nxjerra në një agjenci, për linjën Prishtine -Stamboll, dhe atë gjatë muajit gusht 2013 për personat B.H dhe F.I të cilët në të njëjtën date kanë udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës për në Stamboll, e pastaj u janë bashkuar organizatës terroriste ISIS, në Siri, e që tani i ndjeri B.H me date 25 mars 2014 ka kryer akt vetëvrasës terrorist në shtetin e Irakut duke vrare veten dhe 52 persona të tjerë, ndërsa F.I ende gjendet në Siri si pjesëtarë i aktiviteteve të grupit terrorist, ndërkaq gjatë muajit maj ka organizuar shkuarjen në Siri të personave F.L dhe N.B i cili në momentin e fundit e ka ndërruar mendimin dhe nuk ka shkuar në këtë organizate, kurse F.L si pjesëtarë i ISIS-it në Siri ka qëndruar rreth 5 muaj dhe tani gjendet në vuajtje të dënimit për aktivitetet terroriste në këtë organizatë”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Ibrahim Idrizi, kryetari i trupit gjykues lexoi aktvendimin për Musa Ademi, i cili u shpall fajtor.
Bekim Sylejmani, avokat i Musa Ademit theksoi se vendimi është i pa drejt dhe do të parashtrojnë ankesë në shkallën e dytë.